Politike

Basha risjell në vëmendje 17 majin: Pazar me Ramën, kurrë më!

21 Maj 2019, 17:34 Nga DOSJA
Basha risjell në vëmendje 17 majin: Pazar me Ramën, kurrë

TIRANË- Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me demokratët e Beratit, ku ndër të tjera u ndal edhe tek mundësia e një marrëveshjeje të dytë me Ramën. 

Sipas Bashës, nuk do të ketë më pazar me Edi Ramën, ndërsa shtoi se largimi i tij është i panegociueshëm. 

“Nuk ka kompromis me të keqen. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Këtu nga kjo sallë, 4 muaj më parë u zotova se nëse ligji për vettingun e politikanëve nuk do të miratohej, opozita do të bënte hapin përfundimtar dhe do ti bindej sobvranit për të djegur mandatet. Kjo ndodhi!
Këtu nga kjo sallë ju them sonte: Pazar me Edi Ramën kurrë më. Largimi i tij është i panegociueshëm për ti hapur rrugë vullnetit popullor dhe garës së ndershme, zgjedhjeve të lira”, – tha Basha në Berat.

Në përfundim të fjalës së tij, ai kërkoi nga qytetarët që të bashkohen më 25 maj në protestën kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. 

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha marreveshja e 17 majit edi rama lulzim basha marreveshja e 17 majit

Sondazh

Poll