Politike

46-vjetori i revoltës së Spaçit, Basha: Nderim përjetë heronjve kryengritës

21 Maj 2019, 17:23 Nga DOSJA
46-vjetori i revoltës së Spaçit, Basha: Nderim

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka rikujtuar revoltën e burgut të Spaccit, ku të burgosurit politikë u rebeluan ndaj regjimit dhe arritën të ngrinin një flamur jo-komunist.

Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan se betimi i shqiptarëve të asaj kohe është në fuqi edhe sot.

Sipas kreut të PD-së, 46-vjetori i revoltës së Spaçit, është një ditë mjaft domethënësë për të ftuar çdo shqiptar që e do Shqipërinë të lirë nga diktatura e krimit

Statusi i plotë

Sot kujtojmë me nderimin më të thellë revoltën madhështore të Spaçit! Ato 2 ditë lirie në Burgun e Spaçit ishin më të rëndësishme se e gjithë propaganda e diktaturës sepse rrëfejnë betimin e shqiptarëve për të mos pranuar asnjëherë diktaturën dhe dhunën.

Ky betim është në fuqi edhe sot. Nuk ka ditë më domethënëse se 46-vjetori i revoltës së Spaçit, për të ftuar çdo shqiptar që e do Shqipërinë të lirë nga diktatura e krimit, që t’i qëndrojë besnik betimit për të mos pranuar mbi vete asnjë diktator apo karikaturë diktatori, që mban peng të ardhmen tonë Europiane.

Unë jam krenar që në këtë betejë, Partia Demokratike e Shqipërisë është në anën e duhur të historisë, është në nderim të vlerave për të cilat dhanë jetën heronjtë e Spaçit, është në ballë të saj për të mos bërë asnjë kompromis në rrugëtimin tonë drejt Europës.

Nderim përjetë Heronjve Kryengritës të Revoltës së Spaçit! Zoti bekoftë shpirtrat e tyre dhe çdo shqiptar që ngrihet kundër së keqes!

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike burgu i spacit lulzim basha revolta e spaçit burgu i spacit lulzim basha revolta e spaçit

Sondazh

Poll