Politike

“Asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri”/ Basha kërcënon Ramën me arrestim

21 Maj 2019, 17:14 Nga DOSJA
“Asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri”/

BERAT- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në fjalën e tij nga Berati, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se do të arrestohet nëse ai do të tentojë të realizojë atë që kryedemokrati e quajti si “grusht shteti”.

Sipas tij, shqiptarët nuk e kursejnë veten për liri e demokraci.

“Kam një paralajmërim të qartë për atë që bëhet gati të konsumojë veprën penale të grushtit të shtetit dhe tradhëtisë së athdheut, duke zëvëndësuar zgjedhjet e lira me një proces të korruptuar ligjor dhe të inkriminuar politikisht.
Mos guxo, asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri dhe demokraci.
Unë i pari dhe gjithë shqiptarët do të jemi në ballë për të ndalur aktin kriminal dhe do ta ndalojmë këtë grusht me çdo çmim! Nuk e dorëzojmë Kushtetutën, nuk e dorëzojmë demokracinë.”
, – tha Lulzim Basha.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha kërcënon ramën edi rama lulzim basha basha kërcënon ramën edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll