Politike

Salvador Kaçaj tregon përse u largua nga PD: Doja të testoja njerëzit

21 Maj 2019, 15:42 Nga DOSJA
Salvador Kaçaj tregon përse u largua nga PD: Doja të testoja

TIRANË- Salvador Kaçaj, ish-kandidati i partisë së Astrit Patozit, Bindja Demokratike, për Bashkinë Lezhë, ka treguar arsyen se përse u largua nga PD.

Sipas Kaçajt, gjithçka ka ndodhur, pasi ka dashur të testojë njerëzit e Lezhës.

“E përdora për të bërë një test ndaj njerëzve në Lezhë, të cilët më pritën me entuziazëm si të djathtët dhe të majtët, sepse puna që kam bërë në Shëngjin, është një tregues, e për këtë ishte pritja dhe entuziazmi nga të dyja anët, si të djathtët si të majtët. Ata votojnë personat që punojnë”, – tha Kaçaj.

Më tej teksa tregoi arsyet se përse u tërhoq nga gara, tha se Astrit Patozin e ka mik prej kohësh dhe nuk beson se ka një pakt me Edi Ramën.

Pjesë nga intervista:

Ju vetëofruar ju atyre, apo ju kërkoi ai që të kandidonit në Lezhë?

Pak rëndësi ka. Por ai ka qenë personi që më ka kontaktuar dhe unë kam pranuar vetë me kërkesën e tij. Kjo nuk është se përbën ndonjë problem, pasi unë kam shkuar atje me vetëdije dhe i qartë, por e pashë që është e pamundur të zhvillohet kjo garë më 30 qershor.

Pse e mendoni se është një farsë zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë që partia e Patozit do të hyjë në garë?

Unë mendoj që mospjesëmarrja e Partisë demokratike dhe opozitës duhet të ishte bërë edhe para 4 vitesh, pasi kjo e ka zanafillën tek reforma administrative e para 4 vitesh. Është bërë një reformë e njëanshme, një reformë politke, pa pjesëmarrjne e opozitës. Për mendimin tim para 4 vitesh opozita kishte më shumë arsye për të mos hyrë në zgjedhje.

A ka prova që sipas jush, zgjedhjet e 30 qershorit, në kontekstin e opozitës që do të hyjë në garë, pra BD dhe partive të tjera?

Unë kam qenë pjesë e PD që në zgjedhjet e 2017 dhe kam marrë pjesë në të gjitha protestat.

Po pse u larguat dhe iu bashkuar Bindjes Demokratike?

E përdora për të bërë një test ndaj njerëzve në Lezhë, të cilët më pritën me entuziazëm si të djathtët dhe të majtët, sepse puna që kam bërë në Shëngjin, është një tregues, e për këtë ishte pritja dhe entuziazmi nga të dyja anët, si të djathtët si të majtët. Ata votojnë personat që punojnë.

Përse ju nuk e njoftuat zyrtarisht z. Patozi për dorëheqjen tuaj? Patozi nuk kishte një informacion zyrtar për dorëheqjen tuaj.

Jo Denis, nuk është ashtu. Para se të marr vendimin që të bëj dorëheqjen me shkrim unë e kam njoftuar paraprakisht z.Patozi. Është krejtësisht ndryshe.

A ka një pakt Patozi-Rama?

Unë nuk e mendoj ashtu. Astrit Patozi është një demokrat, një figurë e madhe për mbi 20 vite në PD. E falenderoj, e kam mik dhe nuk e hedh asnjëherë poshtë. Por pse janë ndarë rrugët me PD, kjo nuk do të thotë se duhet ta shpallim armik, apo të themi se ky nuk është demokrat. Nuk mendoj se ka pakt me Edi Ramën.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike partia demokratike salvador kacaj salvador kacaj tërhiqet nga gara partia demokratike salvador kacaj salvador kacaj tërhiqet nga gara

Sondazh

Poll