Aktualitet

“Dje më thanë hajde sot, tani e shtynë për nesër”, qytetarët kthehen në shtëpi pa u vaksinuar, mungojnë dozat kinez

20 Maj 2021, 13:57 Nga DOSJA
“Dje më thanë hajde sot, tani e shtynë për

TIRANË– Procesi i vaksinimit me dozat kineze në vendin tonë ka hasur probleme gjatë ditëve të fundit. Pikat e regjistrimit për marrjen e vaksinës ditën e sotme kanë qenë bosh dhe problemi lidhet me mungesën e vaskinave.

Qytetarët jaën shprehur për Oranews se atyre iu është komunikuar të paraqiten një ditë tjetër pasi nuk kishte vaksina.

Qytetarët shprehen:”Ai dje më tha hajde nesër paradite, për sot. Sot dola zero. Tani nuk vijë fare.”

Mbaroi punët e veta Edi Rama, ato premtimeve që i pati bërë, tani e dimë kush është”, shprehet një tjetër qytetar.

Vaksinat nuk bëhen se kanë mbaruar. Tani pas datës 27 e kemi të sigurt”, shprehet një tjetër qytetare.

Lidhur me situatën ka folur edhe ekspertja e vaksinimit Erida Nela, e cila shpehet se data që u është caktuar qytetarëve është afati para së cilës nuk mund të kryhet injeksioni tjetër.

Një situatë e tillë është që prej një jave në vendin tonë. Mungesa e vaksinave kineze “Coronavac” ka sjellë kaos në qendrat e vaksinimit, jo vetëm në Tiranë por edhe rrethe. Të moshuarit janë paraqitur për të injektuar dozën e dytë të vaksinës kineze mirëpo janë kthyer pas në shtëpi, pasi nuk ka doza të mjaftueshme të vaksinave kineze, ndërkohë nga autoritetet nuk ka ende një reagim zyrtar me arsyen pse mungojnë vaksinat.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mungesa e vaksinave vaksinimi ne shqiperi mungesa e vaksinave vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll