Politike

Fansat nuk e lënë vetëm! Dalin për Berishën sot në tubim, postimi që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale

20 Maj 2021, 12:09 Nga DOSJA
Fansat nuk e lënë vetëm! Dalin për Berishën sot në

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha do të dalë sot në një konferencë për shtyp, në orën 18:00, një ditë pasi u shpall non “grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një profil në Facebook, i përdorur nga mbështetësit e Berishës, me emrin “Shqipëria Fiton”, ka kërkuar që demokratët të mblidhen para hotelit për ta suportuar.

“Çdo demokrat dhe demokrate e ka obligim që sot ne 18:00 të jenë në Tiranë, pranë hotel Rogner për të mbështetur Sali Berishën!,“-shkruhet në profilin e Facebook. Ky postim është bërë viral, por nuk dihet nëse PD ka organizuar vërtetë një tubim në mbështetje të tij. 

POSTIMI I PLOTË:

 

Çfarë ndodhi dje?

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.

LAJMI KRYESOR: U shpall non-grata në SHBA, Sali Berisha del sot në konferencë për mediat, ish-kryeministri më 18:00 nga Hotel Rogner

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike berisha konference 20 maj sali berisha shpallet non-grata berisha konference 20 maj sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll