Politike

Berisha non-grata në SHBA, Spiropali: Ndjeva keqardhje! Reagimi i Lulzim Bashës ishte për të qeshur dhe për të qarë!

20 Maj 2021, 09:15 Nga DOSJA
Berisha non-grata në SHBA, Spiropali: Ndjeva keqardhje! Reagimi i Lulzim

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali tha ditën e sotme nga Kuvendi i Shqipërisë se i vjen keq që ish-kryeministri Sali Berisha ka mbushur botën me lajme për shpalljen non-grata në SHBA. Ajo tha se ndjen keqardhje që Berisha ka hyrën në jetën e ndryshimit të demokracisë si një shqiponjë dhe po del i turpëruar. Ndër të tjera ajo tha se reagimi i Bashës është sa për të qarë e sa për të qeshur.

‘Dënimi moral kapital i Sali Berishës nga aleati jonë më i madh strategjik, nuk më lumturori por provoi keqardhje të thelle se tmerre dhe turpe të tilla kanë ndodhur në vendin tim. Ndjeva keqardhje që tmerret dhe zullumet e ish presidentit dhe ish kryeministrit të vendi tim familjes së tij dhe aleatëve të tij politk mbushën botën. Keqardhje që Berisha hyri në jetën e ndryshimit të demokracisë si një shqiponjë dhe po del i turpëruar  i shoqëruar nga krokama ndjellakeqas dhe korbash të zinj. Keqardhje që po del i turpëruar, keqardhje që deliri i tij për madhështi nuk qëndruan dhe po vazhdojnë në rrethin e tij klientelist për të vrarë. Reagimi i Lulzim Bashës ishte për të qeshur dhe për të qarë. Vetë reagimi i Bashës që duket si i shkruar me bojën e Sali Berishës, është prova se nuk mund të gjallojnë pa njëri tjetrin. Angazhimi i SHBA do të vazhdojë, lufta frontale është pa kthim. Me fatet e vendit nuk bëhet shaka.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike elisa spiropali sali berisha shpallet non-grata seanca plenare 20 maj 2021 elisa spiropali sali berisha shpallet non-grata seanca plenare 20 maj 2021

Sondazh

Poll