Politike

‘Berisha në Gjir të Lalzit mund të rrijë’, Ralf Gjoni: Disa prej nesh e dinin që nuk i lejohej të shkojë në SHBA, do

20 Maj 2021, 10:04 Nga DOSJA
‘Berisha në Gjir të Lalzit mund të rrijë’, Ralf

TIRANË– Ralf Gjoni u shpreh ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë se disa prej deputetëve e dinin se Berishës nuk i lejohej që të shkonte në SHBA.

Gjoni përdori shprehjen “ujku, ujku, por çakalli bën kërdinë”. Ai shtoi se akti është i rëndë dhe domethënës, duke thënë se duhet t’i merret pasuria çdokujt që ia ka vjedhur atë shqiptarëve.

Nuk mund të mos flasim, të rrimë të heshtur, për ish presidentin, personazhin më të njohur në vend. E kanë quajtur një person të përfshirë në akte korruptive, ndëryrje në procese publike. I cili sipas SHBA ka përdorur pushtetin e tij për tu pasuruar dhe të aleatëve të tij, në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Këtë thotë raporti. Cfarë ka ndodhur. Ka ndodhur që disa prej nesh e dinin që Sali Berishës iu është ndaluar të shkojë në SHBA. Është një akt i rëndë. Dje u mor vendimi , jo pak domethënës për ti ndaluar hyrjen në SHBA. Pyeta një vajzë dje, cfarë mendon për këtë, tha tepër vonë nuk më përket, më tha në 94. Pra ajo e percepton si një akt të vonuar, unë jam dakord, duhet të kishin bërë dicka në 97. Unë si shqiptar, babai im është i varrosur në SHBA, mamaja ime ka pashaportë amerikane. Unë kam folur gjithmonë hapur, ujku ujku po cakalli po bën kërdinë. Unë besoj se qytetarët presin dhe nga ne, nga politika shqiptare. Shqipëtarët presin që reforma në drejttësi të mos ngelet një fabul imagjinare, prova që Sali Berisha dhe klika e tij kanë marrë pjesë në akte korruptive. Duhen prova me qëllim që të bëhet drejtësi. Kjo nuk ka prek fare, po ne cfarë do të bëjmë, do merremi me ujkun pothuajse të ngordhur, apo me cakejt që po bëjnë kërdinë. Ai është 70 e ca kusur vjeç, në Gjir të Lalzit mund të rrijë, të gjthë shqiptarët i kanë sytë nga drejtësia.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ralf gjoni seanca plenare 20 maj 2021 ralf gjoni seanca plenare 20 maj 2021

Sondazh

Poll