Zelenskyy kërkon avionë luftarakë dhe raketa: E vetmja mënyrë për të mooshtuar terrorizmin rus 2 Shkurt, 07...
LIVE- Kuvendi i Shqipërisë 2 Shkurt, 10:07 'Është miku im...'/ Vokshi nxjerr videon e Ramës në ...
Kush e "zhduku" Ervis Martinajn? Artan Hoxha "mban" VERSIONIN e tij: Një aleancë të grupeve kriminale ka gisht, ne kemi mbetur te...
TIRANË– Një betejë për dinjitetin, një betejë personale për të mbrojtur dinjitetin e tij, kështu e ka quajtur ish-kryeministri Sali Berisha përballjen e tij me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Pasditen e sotme, në një konferencë të paralajmëruar, Berisha deklaroi nga salla e konferencave në hotelin ‘Rogner’ se do të padisë në Gjykatën e Parisit, Sekretarin Amerikan të Shtetit, një ditë pasi ky i fundit tha se familja Berisha nuk mund të shkelë në tokën e SHBA-ve.
“Ka minuar demokracinë, gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë,”– kështu shkruante Blinken, por këto fjalë për Berishën janë një shpifje e një parodi pasi nuk kanë publikuar asnjë provë, kur kanë kaluar më shumë se 36 orë nga dhënia e këtij vendimi.
Ish-lideri i bluve tha se është konsultuar me avokatin e tij francez, Jean-yves le Borgne, i cili e ka siguruar se Blinken nuk ka imunitet në momentin që përfshihet në një lojë politike dhe cënon dinjitetin e një tjetër personi, në këtë rast të ish-kryeministrit, si dhe tejkalon kompetencat që i lejon posti që mban. Madje Berisha shtoi se do të shqyrtojë edhe deklaratën përforcuese të Mattew Palmer, për të parë nëse do të ketë padi për këtë të fundit apo jo. Përballë gazetarëve, Berisha tha se kur ka qenë kryeministër, detyra e tij ka qenë që të mbrojë dinjitetin e popullit e ndërsa tashmë ka përgjegjësinë që të vendosë në vend, atë personal.
Përsa u përket akuzave se ka mbrojtur e pasuruar aleatët, Berisha tha se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Madje ish-kryeministri përmendi këtu rastin e Fatmir Mediut, për të cilin tha se ka votuar pro heqjes së imunitetit të tij, pas tragjedisë së Gërdecit. Heshtjen e Presidentit Ilir Meta, Berisha e mirëkuptoi teksa tha se ai nuk ka nevojë për prononcime, pasi siç edhe u pa, mund të flasë vetë shumë mirë. I pyetur se kush do ta paguajë avokatin francez, ish-lideri i bluve nuk preferoi të jepte koment, por tha: Beteja për dinjitetin është ajo që ka rëndësi mbi gjithçka!
Ish-kryeministrin Sali Berisha e ka kapur e qeshura teksa fliste për pasardhësin e tij, kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se problemi i Ramës në fakt ka qenë qëndrimi që ka mbajtur ai vetë në lidhje me ndarjen e Kosovës, qëndrim për të cilin, shtoi se ishte mjaft krenar, pasi e mban edhe sot. Qëndrimi që mbajti kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas shpalljes së tij non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u konsiderua edhe si qëndrim zyrtar nga vetë Sali Berisha. Ai tha se ky qëndrim është zyrtar pasi ai është edhe vetë pjesë e asaj partie. Bashkëqeverisjen mes Partisë Demokratike e asaj Socialiste, ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një fatalitet për Shqipërinë, teksa shtoi se vendi ynë ka nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme.
Berisha nuk harroi të jepte një këshillë për Bashën, në lidhje me marrëdhëniet me SHBA-të. I pyetur për platformat amerikane, Berisha tha se harmonizimi i platformave dhe objektivave amerikane është një gjë që do kohë, do evoluojë, duke dhënë kështu një mesazh për Bashën, në lidhje me marrëdhënien e tij në perspective me Yuri Kim. Konferencën Berisha e mbylli me ovacione e duartrokitje. Madje bëri një batutë me gazetaren që e pyeti nëse do ta linte mandatin e deputetit pasi të përfundonte betejën për dinjtet. “Unë thashë se do ta dyfishosh!”– tha Berisha dhe pas këtyre fjalëve pati vetëm pasthirrma me emrin e tij dhe duartrokitje e të qeshura.
Çfarë ndodhi dje?
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.
(F.g.dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Vazhdon debati në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve. Anëtari i KAS, Ilir Rusmajli ka sqaruar se pyetjet që bën gjatë seancave dëgjimore janë pë...
TIRANË– Ndërkohë që politika dhe opinioni publik po ‘gëlon’ pas shpalljes non-grata nga SHBA për Sali Berishën, presidenti i vendit nuk ka bërë ende asnjë ...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla e komentoi lajmin e shpalljes non-grata të Sali Berishës nga SHBA, si një lajm të bukur. Balla tha se...
TIRANË– Debat në Komisionin e Sanksioneve dhe Ankesave për procesin e votimit në qarkun e Vlorës. Anëtari i KAS, Ilir Rusmajli është përplasur me juristin ...
TIRANË– Ralf Gjoni u shpreh ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë se disa prej deputetëve e dinin se Berishës nuk i lejohej që të shkonte në SHBA.Gj...
TIRANË- Marash Logu, jurist i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ka publikuar “provat”, që sipas tij tregojnë se zgjedhjet në Qar...
TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali tha ditën e sotme nga Kuvendi i Shqipërisë se i vjen keq që ish-kryeministri Sali Berisha ka mbushur botën me lajme për s...
TIRANË– Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur me shumicë votash për hapjen e kutive të kërkuara nga opozita në qarkun e Beratit. Por votat do të...
PRISHTINË- Gazetari Berat Buzhala, botues i “Gazeta Express”, ka “zbardhur” diksutimet në takimin mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij të Kosovës, ...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është shfaqur ditën e sotme në seancën plenare me një ‘look’ ndryshe nga çfarë u pa gjatë fushat...