Politike

‘Fikja mikrofonin!’/ SHERR në KAS, Ilir Rusmajli kapet me juristin e PD-së: Por të provonit shkeljet, do ishit njeriu më

20 Maj 2021, 10:05 Nga DOSJA
‘Fikja mikrofonin!’/ SHERR në KAS, Ilir Rusmajli kapet me

TIRANË– Debat në Komisionin e Sanksioneve dhe Ankesave për procesin e votimit në qarkun e Vlorës. Anëtari i KAS, Ilir Rusmajli është përplasur me juristin e Partisë Demokratike, Marash Logu për provën e sjellë, ku 23 persona kanë vënë shenjën e gishtit për 60 të tjerë.

PJESË NGA MBLEDHJA E KAS:

Ilir Rusmajli: Ne na ka ardhur një provë dhe palët të reagojmë në lidhje me të.

Altin Kaziaj, LSI: Prova është kërkuar, qoftë nga një shikim i përciptë nga materiali i vënë në dispoziocin për Vlorën, ashtu siç kemi hasur në qarqe të tjera shohim raste të dyshimta. Janë të dyshimta sepse PEI thotë “suspect cases”. 2 shenja gishti janë depozituar në 2 raste. Në rastin e shenjës së gishtit, dyshohet se e njëjta shenjë gishti. Ky është një shqetësim që ne po e hasim për shumë qendra zgjedhore. Është një shqetësim që na ka ardhur me QV në Dropull ku një person ka votuar për 12 të tjerë. E shoh që ka shqetësim kur denoncohen fakte.

Ilir Rusmajli: Jo mo jo është rregullore. Seanca ka rend dite dhe duhet respektuar.

Marash Logu, PD: Nga kryqëzimi i të dhënave rezulton se shenjat e 23 personave janë përdorur për identifikimin e 60 zgjedhësve. Pra ka votuar 3 herë secili. Përveç këtij konkluzioni, SPAK ka 3 gjetje të tjera që duhen parë me vëmendje. Shenja e gishtit është përdorur për 2 zgjedhës në 2 qarqe të ndryshme. Në Vlorë dhe në Urën Vajgurore në Berat. Me numër rendor shohim se i njëjti person me iniciale G.B., ka votuar në Konispol dhe në Sarandë. Këto janë 3 gjetje të rëndësishme. Prandaj kërkojmë që në tërësinë e shkelje të ligjit të merren parasysh edhe të dhënat e PEJ.

Ilir Rusmajli: Thatë që 23 persona janë votuar 60 herë. Në gjykimin tuaj, a provon se 23 persona kanë votuar 60 herë!

Marash Logu, PD: Pse keni refuzuar të merrni prova nga SPAK për Vlorën? Pse refuzoni të merrni informacione nga Kadastra për legalizimet në Vlorë? Pse nuk merrni informacione për të punësuarit?

Ilir Rusmajli: Për të gjitha këto dhe 18 pyetjet që keni ju, do të keni një përgjigje të saktë dhe precize në vendimin e KAS. Mua më duhet gjykimi juaj që unë të gjykoj pastaj. Do habiteni zoti Logu. Mos na krijo incidente kot. Prit!

Marash Logu, PD: S’dua të pres, do e them tani. Unë e pyeta dje zv.komisioneren; a ekziston mundësia që një person të ketë me vete 19 karta, të paraqitet në një QV dhe të vendosë shenjën e të votojë. Përgjigjia e saj; ishte po! Kështu që përgjigjia për pyetjen tuaj është e njëjtë. Kjo provë e thotë këtë gjë.

Ilir Rusmajli: Dua të kuptoj qartë! Ekziston mundësia që të ketë ndodhur, por prova nuk e provon sepse do të ishit njeriu më i lumtur në botë. Këtë privilegj nuk e keni. Nuk të ndërpreva. Fikja pak mikrofonin

Marash Logu, PD: Nuk mund të keqpërdorë fjalën time.

Ilir Rusmajli: Fikja pak mikrofonin.

LAJMI KRYESOR: Ndahet mandati për 77 vota, KAS pranon kërkesën e LSI, vendos: Rinumërim të 114 kutive në Berat, por vetëm për partinë! PD kërkon paligjshmëri për Vlorën: 23 persona vunë ‘gishtin’ për 60 qytetarë

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir rusmajli kas 20 maj 2021 marash logu ilir rusmajli kas 20 maj 2021 marash logu

Sondazh

Poll