Politike

Shpallja non-grata e Berishës në SHBA, Balla: Mos ta komentojmë, lajm i bukur!

20 Maj 2021, 10:19 Nga DOSJA
Shpallja non-grata e Berishës në SHBA, Balla: Mos ta komentojmë,

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla e komentoi lajmin e shpalljes non-grata të Sali Berishës nga SHBA, si një lajm të bukur. Balla tha se nuk ka nevojë që të komentohet më shumë e të lihet kaq i bukur sa është.

Balla: Kushdo që është munduar që të pengojë, rasti i djeshëm është rast kuptim plotë. Unë mendoj se dhe pse këtu, u risoll vendimi i djeshëm le ta lemë aq të bukur sa është vendimi dhe të mos komentojmë se është aq i bukur dhe aq i rëndësishëm.Nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri. Dhe në Rumani, kryetari i parlamentit ishte pjesë e kësaj liste, ne duhet ta respektojmë si të tillë. Drejtësia duhet të bëjë detyrën e vet, se në fund janë cështje që i takojnë drejtësisë. Unë jam një prej atyre që kam dërguar një kallëzim drejt Sali Berishës për korrupsion. Ajo që duhet të besojmë se para drejtësisë jemi të gjithë të barabartë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seanca plenare 20 maj 2021 taulant balla seanca plenare 20 maj 2021 taulant balla

Sondazh

Poll