Politike

Berishën e shpall ‘armik’ SHBA, Meta asnjë KOMENT për mikun e tij, ndan mesazhin: Dashuria s’mund të mbetet vetëm! 

20 Maj 2021, 10:26 Nga DOSJA
Berishën e shpall ‘armik’ SHBA, Meta asnjë KOMENT për

TIRANË– Ndërkohë që politika dhe opinioni publik po ‘gëlon’ pas shpalljes non-grata nga SHBA për Sali Berishën, presidenti i vendit nuk ka bërë ende asnjë koment. Ai“Misionaret e Bamirësisë Motrat e Nënë Terezës” në Elbasan. Meta ka takuar fëmijët dhe motrat të cilat i falenderon për ndihmën që kanë dhënë për fëmijët jetim prej dekadash.

Vizita e Metës u bë në kuadër të ditës kombëtare të jetimëve. “Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbimi”. është shprehja e Nënë Terezës e cila është shpërndarë nga presidenti.

POSTIMI:

“Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbimi”. – Shën Nënë Tereza.Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve vizitova sot jetimoren “Misionaret e Bamirësisë Motrat e Nënë Terezës” në Elbasan, këtë qendër të rëndësishme sociale, që prej 30 vitesh, ka vënë në jetë mesazhet e Shenjtores sonë dhe të gjithë njerëzimit, duke u shërbyer me dashuri dhe përkushtim fëmijëve të braktisur pas lindjes, atyre me probleme shëndetësore dhe me aftësi të kufizuara.Duke i falenderuar me mirënjohje Motrat për ndihmat e vyera dhe të pakursyera të dhëna për dekada për fëmijët pa kujdes prindëror të Elbasanit dhe jo vetëm, i lumtur të ndanim së bashku vlerësimin se humanizmi dhe solidaritetit njerëzor janë në themel të vlerave tona si shqiptarë dhe se jo rastësisht ne jemi kombi i Shën Nënë Terezës

Cfarë ndodhi dje?

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi ditën e djeshme zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta sali berisha shpallet non-grata ilir meta sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll