Politike

Hapja dhe rinumërimi i kutive në Berat/ Anëtari i KAS provokon LSI: Po nëse rezultati nuk ndryshon? Kaziaj s’bie pre: Fito

20 Maj 2021, 08:55 Nga DOSJA
Hapja dhe rinumërimi i kutive në Berat/ Anëtari i KAS provokon

TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Socialiste për Integrim në KQZ, Altin Kaziaj ka argumentuar arsyet se përse kërkon hapjen e kutive të qarkut të Beratit. Në fjalën e tij, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ankesave dhe Sanksineve, Kaziaj tha se LSI kërkon hapjen e të gjitha kutive, duke shtuar se duhet numërimi i votave si për subjektin, ashtu edhe për kandidatin. I pyetur për veprimet nëse rezultati nuk ndryshon, ai u shpreh se në përfundon do të trimfojë transparenca.

Është në të mirë të procesit transparenca. Kemi objektiv. Kemi gjetur këtë përmbledhje për problematika. Edhe nëse dalim humbës, ka një interes madhor që është transparenca,”-tha ai.

PJESË NGA BISEDA: 

Elvis Çefa: A mund të na citoni provat?

Altin Kaziaj, LSI: Kemi marrë gjithë librat e protokollit. Me shumë zarfa të kandidatëve, tabela përmbledhëse me 0, si janë numëruar votat? Si është numëruar kjo votë? Kemi dhe procesverbalet e kontestimit. Dhe pamjet filmike janë prova që ne kemi vënë në dispozicion të KAS për hapjen e kutive. Mendojmë që duke qenë në rezultat të ngushtë, mendojmë që ky mandat do të fitohet nga rivlerësimi i votave.

Eridian Salianji, PS: Në asnjë tabelë nuk ka asnjë të kontestuar, por unë prandaj theksoj se duhet të hapen ato kuti. Nëse ndryshon rezultati le të hapen kutitë e tjera. Tashmë ramë dakord për hapjen e kutive të paraqitur në kërkesën ankimore.

Marash Logu, PD: E shpjegoi Kaziaj, janë kërkuar aq kuti votimi sa kanë pasur mundësi për t’i verifikuar në kohë të shkurtër. Besoj që fatmirësisht jemi dakord të gjitha palët. Nuk ka kuptim ta vazhdojmë më këtë debat.

Ledio Braho: Në disa qendra votimi ka dyshim se vota nuk është vlerësuar saktë. Procesin e kërkoni vetëm për subjektet apo dhe për kandidatët. Apo për kandidatët e doni kur tabela është me 0.

Altin Kaziaj, LSI: Ato vota nuk mund të rrinë me 0, e lëmë në vlerësimin tuaj. Ne duam që të hapen të gjitha. Të hapen dhe të numërohen.

Ledio Braho: Na i përcaktoni ju votat me 0 për kandidatët?

Altin Kaziaj, LSI: Do na duhet pak kohë, por do të donim të mbështeteshim tek kjo tabelë.

Ledio Braho: Nëse hapja e kutive, nuk sjell ndryshim në rezultat do vazhdoni të kërkoni hapjen e kutive të tjera?

Altin Kaziaj, LSI: Është në të mirë të procesit transparenca. Kemi objektiv. Kemi gjetur këtë përmbledhje për problematika. Edhe nëse dalim humbës, ka një interes madhor që është transparenca.

Koli Bele: Kemi rënë dakord të procedojmë me afat të arsyeshëm. Supozimi logjik është që të numërojmë këto 114 kuti. Pra nëse nuk ndryshon rezultati do të jetë e paarsyeshme sepse do të duhet që ta mbyllim këtë proces. Për më tepër kur Kodi me ndryshimet e reja e parashikon. Kur gati gjysma ka probleme, besoj unë që matematikisht nuk ndryshon rezultatit. Do humbasim kohë ca ditë. Numërojmë ato 110 kuti dhe masandej jemi këtu dhe diskutojmë përsëri.

Altin Kaziaj, LSI: Nuk parashikohet tavan dhe dysheme për prova. Kemi sjellë elementë që tregojnë parregullsi që tregojnë ndryshimin e votës.

LAJMI KRYESOR: 114 kuti drejt rinumërimit në Berat, KAS tërhiqet për të marrë vendimin, PS pranon: Jemi dakord, rezultati nuk ndryshon!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike altin kaziaj kas 20 maj 2021 ledio braho altin kaziaj kas 20 maj 2021 ledio braho

Sondazh

Poll