Politike

PERLË! Gazetari Berat Buzhala zbardh takimin Rama-Kurti në Bruksel, shefi i qeverisë: Pse u përzieve në zgjedhjet tona, jem

20 Maj 2021, 09:06 Nga DOSJA
PERLË! Gazetari Berat Buzhala zbardh takimin Rama-Kurti në Bruksel,

PRISHTINË- Gazetari Berat Buzhala, botues i “Gazeta Express”, ka “zbardhur” diksutimet në takimin mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti. Me humor, Buzhala ka krijuar një dialog ku Rama i kërkon llogari Kurtit për përfshirjen në fushatën elektorale në Shqipëri, ndërsa ky i fundit ia kthen se e gjitha ka qenë shaka. Në dialogun e Buzhalës, Kurti identifikohet si “Binushi”.

POSTIMI I BERAT BUZHALËS:

– Pse u perzishe ne zgjedhje ne Shqiperi, edhe pse shajshe ashtu si trullan?
Binushi: Po hajgare jam kane tu bo…
– Vec jemi ne Bruksel, edhe po na kqyr Borelli se qysh ta kisha zdrite ni flakaresh, rrafsh e barabarte t’u kish doke Brukseli si Londer…
Binushi: Mos e ço zanin bre, na jena vllazen…
– Bash per qe jena vllazen more hut. A bon mo?
Binushi: Po ti e din, une jam i pabese, si ta shoh nje mundesi te mire te gjuhna… Per momentin po get qe jo.

Dje, Edi Rama dhe Albin Kurti bënë “paqe” me njëri-tjetrin në Bruksel pas disa intervistave ku marrëdhëniet e tyre ishin të ftohta. Që para zgjedhjeve, Rama refuzonte të përgjigjej për marrëdhënien e tij me Kurtin. Por duket se gjërat janë sheshuar. Në takimin në Bruksel të dy shihen ulur në tryezë para njëri-tjetrit. Por më shumë bujë sesa takimi ka qenë gjuha e trupit ajo që është komentuar më së shumti. Vështrimi inatçor i Ramës dhe buzëqeshja e Kurtit janë kthyer në ushqim për rrjetet sociale.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albin kurti edi rama albin kurti edi rama

Sondazh

Poll