Bota

Iftari në rrugë revolton gazetaren: Kosova së shpejti një shtet islamik. S’ka kush e ndalë

21 Maj 2019, 16:06 Nga DOSJA
Iftari në rrugë revolton gazetaren: Kosova së shpejti një

PRISHTINË- Gazetarja Arbana Xharra nga Kosova, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur revoltën e saj, se përse në një rrugë të Prishtinës është shtruar iftar, me rastin e muajit të Shenjtë Ramazan.

Sipas saj, shtrimi i iftareve në rrugë, nuk është gjë tjetër pos demonstrim pushteti. Ajo shprehet se nëse duan që të tregojnë se muslimanët janë shtuar, ka metoda të tjera, ndërsa shton se si duket së shpejti kushtetuta do të zëvendësoshet me sheriatin islamik.

“Sa e mbaje mend ne Kosove, familjet kane bo iftare neper shtepite e tyre, pa e ba te madhe. Kur jane ndeze dritat e xhamise, ata qe jane kane me ramazan e kane prishe me nje pike uje e nje hurme. Fene e kane mbajte per veti. Bile brenda nje familje dikush ka qene me ramazan e dikush jo, s’eshte diskutu ajo pune, as qe eshte imponu. Kjo cka po ndodh ne Kosove organizimi i iftareve ne asfalt, s’eshte tjeter pos demonstrim pushteti. S’di pse po i jepni zor kaq shume. N’dore te Allahit eshte me ju bo kabul ose jo. Nese doni me kallxu qe jeni rrite, e qe Kosova dalngadal po shnderohet ne shtet Islamik, keni metoda te tjera. Si duket shpejte ka me pas zgjedhje, futuni gares merrni vota, ndrrojeni kushtetuten prej sekulare ne shiriat. S’ka kush qe ju ndale”, shkruan Xharra në rrjetet sociale.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni arbana xharra iftari në rrugët e prishtinës kosova shtet islamik revoltimi i arbana xharrës arbana xharra iftari në rrugët e prishtinës kosova shtet islamik revoltimi i arbana xharrës

Sondazh

Poll