Bota

Studimi i “Deutsche Bank” për vitin 2019: Ja cili është qyteti me pagën më të lartë në botë

21 Maj 2019, 10:41 Nga DOSJA
Studimi i “Deutsche Bank” për vitin 2019: Ja cili

SHBA- Sipas klasifikimit të “Deutsche Bank” për vitin 2019, qyteti në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara kryeson renditjen për pagat më të larta dhe të ardhurat e mbetura në dispozicion pas qirasë.

Përgjatë 5 viteve të fundit, San Francisco është ngjitur me 7 dhe 21 vende në të dyja kategoritë. Sipas ekspertëve, rritja e shpejtë ekonomike e sektorit teknologjik në Shtetet e Bashkuara po ndihmon San Franciscon të lërë pas qytetet tradicionale, që kanë kryesuar klasifikimin për sa u takon të ardhurave.

Pavarësisht kostos së jetesës që rritet po ashtu çdo vit, San Francisco vazhdon të jetë një qytet ku me pjesën e mbetur të pagës jetohet mirë.

Zurich ndërkohë kryeson klasifikimin e “Deutcshe Bank” për sa i takon cilësisë së jetës dhe kostos së mallrave dhe shërbimeve. Por, në të njëjtën kohë, është edhe qyteti më i shtrenjtë për të dalë në një takim romantik. “Zurich – thonë ekspertët, – është vendi ku duhet gjetur një partner afatgjatë herët në jetë dhe ai duhet bindur të qëndrojë në shtëpi mbrëmjeve”.

Për vëzhgimin, “Deutsche Bank” është ndalur te çmimet e produkteve dhe shërbimeve në botë, pagat mesatare, etj.. Për sa u takon cigareve dhe birrës, klasifikimi për zakonet e këqija i “Deutsche Bank” tregon se Melbourne ka lënë pas Oslon si qyteti më i shtrenjtë, i ndjekur nga Sydney, Auckland dhe Dubai.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota paga e larte san francisko studimi i “deutsche bank” paga e larte san francisko studimi i “deutsche bank”

Sondazh

Poll