Bota

Zgjedhjet për PE, partia sllovene e provon me shqiptarofobinë: Duajeni shtëpinë, Sllovenia, jo Shqipëri (FOTO)

21 Maj 2019, 11:24 Nga DOSJA
Zgjedhjet për PE, partia sllovene e provon me shqiptarofobinë: Duajeni

“Sllovenia, Jo Shqipëri. Duaje shtëpinë”. Me këtë slogan po e bën fushatën Liga Patriotike e Sllovenisë.

Zgjedhjet për Parlamentin europian, kërcënohen nga shumë parti ekstremiste në gjithë Europën, por kjo është hera e parë që një vend përfshihet në një poster elektorale dhe në slloganin kryesor të një partie.

Liga Patriotike, një parti e re nacionaliste, por pretendon që me sharjen ndaj shqiptarëve të fitojë sa më shumë eurodeputetë në zgjedhjet që në Slloveni do të bëhen në 26 maj.

“Misioni i sllovenëve është të mos shqetësohen për mirëqënien e afganëve, shqiptarëve, boshnjakëve, nigerianëve dhe pakistanezëve, por të shqetësohen për mirëqënien dhe sigurinë e qytetarëve sllovenë”, është një nga sentencat e zgjedhura të kryetarit të partisë Bernard Brščič.

Nuk dihet ende sa vota do të marrë Liga Patriotike, por duket qartë se gjuetia ndaj shqiptarëve është në modë edhe në Slloveni.

Me rritjen e numrit të emigrantëve, pas Francës dhe Holandës, edhe në një vend ballkanik po nxitet shqiptarofobia, po bëhet rreshtimi i emigrantëve nga Shqipëria dhe Kosova me ata që vijnë nga Azia dhe Afrika.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota partia liga patriotike shqiptarofobia zgjedhjet ne parlamentin europian partia liga patriotike shqiptarofobia zgjedhjet ne parlamentin europian

Sondazh

Poll