Bota

Plumb në zarf, kërcënohet sërish Matteo Salvini, ministri: S’kam frikë!

21 Maj 2019, 14:50 Nga DOSJA
Plumb në zarf, kërcënohet sërish Matteo Salvini, ministri:

ITALI– Ministri i Brendshëm Matteo Salvini është kërcënuar sërish me plumb në zarf, i cili u dërgua në zyrën e tij qëndrore në Romë.

Vetë ministri është shprehur në rrjetet e tij sociale se kërcënime të tilla nuk e frikësojnë dhe se ai do të vijojnë me punënë e tij.

“Kërcënimet nuk më frikësojnë dhe unë nuk do të ndalem. Më shumë se sa një politikë shpesh herë hipokrite preferoj solidaritetin e miliona italianëve të mirë që shprehen me votën e tyre të së dielës”,-tha Salvini.

Paketa ishte e dyshimtë, për shkak se nuk kishte vulë postale dhe as një dërgues. Brenda saj ishte vetëm plumbi 9 milimetërsh pa asnjë mesazh apo simbol tjetër kërcënues.

Më 1 dhjetor ministrit i Brendshëm, Matteo Salvini u kërcënua me jetë nga tre shqiptarë. Ata i kishin shkruar Salvinit një letër ku thuhej se po e ndiqnin, kërcënim të cilin ministrit e mori me sportivitet duke numëruar gabimet e tyre gramatikore.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kercenohet matteo salvini matteo salvini kercenohet matteo salvini matteo salvini

Sondazh

Poll