Bota

‘Brexit’, May kërkon një tjetër referendum për të qëndruar në BE, gjithçka në dorë të Parlamentit

21 Maj 2019, 15:55 Nga DOSJA
‘Brexit’, May kërkon një tjetër referendum për

BRITANI E MADHE- Kryeministrja Theresa May i ka thënë deputetëve të saj se kanë edhe “një shans të fundit” për të përfunduar Brexit, duke parashtruar një marrëveshje të re. 

Deputetët do të votojnë për një tjetër referenduan për të kuptuar nëse e mbështesin projekt-marrëveshjen e tërheqjes nga BE-ja.

Ligji gjithashtu përmban garanci të reja për të drejtat e punëtorëve, mbrojtjen e mjedisit dhe kthimin irlandez si dhe një “kompromis” doganor.

Qeveria britanike vlerëson se është e domosdoshme të ratifikohet marrëveshja e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian para pushimeve verore që zakonisht fillojnë në mesin e muajit korrik.

Britania ishte gati që të dilte nga Bashkimi Evropian më 29 mars por May nuk arriti që t’i bindte ligjvënësit britanikë për të votuar marrëveshjen e arritur me udhëheqësit e BE-së.

Thuajse tre vite më parë qytetarët britanikë votuan pro daljes së vendit nga Bashkimi Evropian. Por ende nuk ka një pajtim midis politikanëve britanikë se kur dhe si do të ndodhë ky proces.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brexit theresa may brexit theresa may

Sondazh

Poll