Bota

Ndodh çudia/ Finalja Liverpool-Tottenham i hap telashe çiftit britanik, nusja s’lejon të ftuarit tifozë të ndjekin ndeshj

21 Maj 2019, 12:37 Nga DOSJA
Ndodh çudia/ Finalja Liverpool-Tottenham i hap telashe çiftit

BRITANI- Një çift britanik ka vendosur që ceremonia e dasmës së tyre të bëhet më 1-qershor, datë kjo që përkon me finalen e ndeshjes Liverpool-Tottenham e vlefshme për Champions League.

Por ajo që e bën interesant këtë rast, është fakti se nusja ka deklaruar se nuk do të lejojë kategorikisht që në ditën e saj më të bukur, vëmendja të përqendrohet te ndeshja dhe jo tek dasma. Pjesa më e madhe e të ftuarve janë tifozë të Liverpulit dhe sigurisht që nuk duan ta humbasin ndeshjen, përfshirë dhe dhëndrin.

Në postimin e forumit Mumsnet ka pasur reagime të ndryshme, ku pak ndanin të njëjtën shqetësim me nusen për të mos e prishur ditën e dasmës, ndërsa të tjerë ishin të mendimit që të ftuarit nuk mund t’i vësh përballë një pozite kaq të vështirë, aq më tepër kur bëhet fjalë për tifoza të “çmendur”.

Ndërsa, disa komentues kanë ofruar mendimin e tyre, duke u shprehur se mund të gjendet një zgjidhje e përbashkët, siç është vendosja e një televizori pranë mjediseve ku do të organizohet dasma në mënyrë që të ftuarit t’i shijonin të dyja së bashku, ndeshjen dhe dasmën. Por mesa duket nuses nuk i ka pëlqyer idea, dhe nuk toleron aspak në këtë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota britani dasma e ciftit britanik finalja liverpool-tottenham tifozet e ndeshjes britani dasma e ciftit britanik finalja liverpool-tottenham tifozet e ndeshjes

Sondazh

Poll