Bota

Fundi i “Game of Thrones”, ofrohet terapi për ‘fansat e çmendur’ të serialit më të ndjekur

21 Maj 2019, 11:51 Nga DOSJA
Fundi i “Game of Thrones”, ofrohet terapi për ‘fansat e

SHBA- Përfundimi i episodit “Game of Thrones”, mblodhi të dielën miliona fansa para ekraneve të televizorëve për të shijuar episodin e fundit të serialit më të ndjekur.

Por, fundi i “Game of Thrones” ka zhytur në dëshpërim miliona fansa në të gjithë botën.

Kjo për faktin se disa nuk ishin të kënaqur me finalen dhe disa të tjerë, për faktin se tashmë ka përfunduar seriali i tyre i preferuar, të cilin ata s’do mund ta shijojnë më para ekraneve të televizorit.

Mund të flitet me një ekspert, që duke njohur gjithçka nga “Game of Thrones” mund t’iu kthejë në normalitet dhe t’iu ndihmojë të pranoni tragjedinë e fundit të serisë.

Gjithçka për një shifër prej 25 dollarësh për një seancë 30-minutëshe dhe 50 dollarë për një orë. Një situatë kjo, thuajse në limitet e paradoksit, që në këto orë ka ndezur edhe shumë reagime satirike në rrjet.

Kishte nga ata që shkruanin: Në Oslo, projekti i parë i mbështetjes për të kapërcyer ndjenjën e braktisjes në fund të një serie televizive.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota episodi i fundit i filmit game of thrones terapi per fansat e game of thrones episodi i fundit i filmit game of thrones terapi per fansat e game of thrones

Sondazh

Poll