Sport

PSG është “kanibal” për trofe, fiton për herë të 14-të Kupën e Francës, Icardi-Mbappe vendosin sfidën ndaj Monacos

19 Maj 2021, 21:27 Nga DOSJA
PSG është “kanibal” për trofe, fiton për

FRANCË- PSG fiton për herë të 14-të Kupën e Francës. Në finale skuadra nga Parisi luajti kundër Monacos, finale që përfundoi me shifrat 2-0. Një takim që nisi mirë për kryeqytetasit të cilët kaluan në avantazh në minutën e 19-të me sulmuesin Mauro Icardi.

Kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga fundi i ndeshjes ishte sërish talenti francez Kylian Mbappe që u bë protagonist, duke shënuar golin që mbylli llogaritë, me një asist të argjentinasit Angel Di Maria.Në fundjavë kryeqytetasit do të provojnë të fitojnë edhe kampionatin, për të bërë “bis” trofesh, ndonëse aty gjithçka është në dorën e Lille.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport icardi mbappe monaco psg icardi mbappe monaco psg

Sondazh

Poll

Sport 19 Maj 2021, 10:31

GJERMANI-Pasi humbi Botërorin e Brazil 2014, Euro 2016 dhe Botërorin e Rusisë, Marco Reus ka deklaruar se nuk do të jetë as në Euro 2020. Një vendim i tillë ësh...