Aktualitet

Sekuestrimi i paundëve në Durrës, policia: Vihet në pranga drejtuesi i mjetit 

19 Maj 2021, 18:36 Nga DOSJA
Sekuestrimi i paundëve në Durrës, policia: Vihet në pranga

DURRËS- 123.460 paund dhe 280 sterlina janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit. Policia ka dhënë detaje në lidhje me shumën e sekuestruar, ku ka thënë se kanë arrestuar drejtuesin e mjetit, Olsi Sefolli. Sefolli u arrestua për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ” Mosdekalrimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ” Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Strukturat Doganore parandalojnë dhe godasin në hyrje të Portit të Durrësit një rast të mosdeklarimit të një shume të madhe parash në paund.

Sekuestrohen 123.460 paund dhe 280 sterlina. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit për veprat penale ” Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ” Mosdekalrimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ” Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe skanerin, në hyrje në territorin tonë është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një furgon mallrash që vinte nga Anglia.

Gjatë kontrollit në pjesën e prapakolpit të furgonit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale disa pako në brendësi të së cilave pas numërimit rezultuan 123.460 paund dhe 280 sterlina. Gjithashtu u sekuestruan dhe 1 laptop dhe 2 telefona celularë.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Rrethit Gjyqësor Durrës është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi O.S., 21 vjeç, banues në Hamallë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme

LAJM KRYESOR: Të ndara sipas porosive, sekuestrohen mbi 100 mijë paund në portin e Durrësit, erdhën me furgon nga Anglia dhe i prisnin grupet e ‘shtëpive të barit’, ndalohet shoferi: Nuk di asgjë, transportoj mallra

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet olsi sefolli sekuestrohen mbi 100 mije paund ne durres olsi sefolli sekuestrohen mbi 100 mije paund ne durres

Sondazh

Poll