Aktualitet

Banorët e Kosinës heshtin/ Eshtrat e të afërmve të tyre u rikthyen në varreza pas 15 vitesh

19 Maj 2021, 18:18 Nga DOSJA
Banorët e Kosinës heshtin/ Eshtrat e të afërmve të tyre

Dje në fshatin Kosinë në Përmet është bërë rikthimi në varret e tyre të eshtrave të familjarëve të banorëve të fshatit.

Prej 15 vitesh, eshtrat e tyre qëndruan në tokën Helene, me pretendimin se ishin trupa të ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri. Pas analizave të AND-së që janë kryer në Greqi, ka rezultuar se trupat e zhvarrosur ilegalisht nuk kanë qenë ushtarë grekë, por banorë të fshatit Kosinë të Përmetit, gra dhe fëmijë.

Në vitin 2006, trupat e tyre u zhvarrosën nga Kisha e Shën Mërisë, në fshatin Kosinë në mënyrë të paligjshme dhe për një shpërblim prej 100 eurosh. 6 persona u morën në pyetje në atë kohë, ndërsa prifti i Kishës refuzoi të fliste. Ngjarja pati reagime të shumta dhe u konsiderua si skandal.

TCH

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet eshtrat e zhvarrosura kosine varrezat kosine eshtrat e zhvarrosura kosine varrezat kosine

Sondazh

Poll