Politike

Eduart Selami falenderon SHBA-të për futjen e Berishës në ‘listën e zezë’: Fillimi i fundit të korrupsionit!

19 Maj 2021, 15:30 Nga DOSJA
Eduart Selami falenderon SHBA-të për futjen e Berishës në

TIRANË– Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Eduard Selami ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në një status në Twitter, Selami shkruan se ky është fillimi i fundit të korrupsionit dhe pandëshkimit të lartë e të gjatë në Shqipëri.

“Fillimi i fundit te korrupsionit dhe pandeshkimit te larte dhe te gjate ne Shqiperi. Faleminderit USA,”- shkruan Selami.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

Lajmi kryesor: VENDIMI/ Sali Berisha dhe familja e tij shpallen non-grata në SHBA, DASH e fut në listën e zezë! Anthony Blinken: Ish-kryeministër i korruptuar, pasuroi aleatët, po mbrohet duke minuar demokracinë

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike eduart selami sali berisha shpallet non-grata eduart selami sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Politike 19 Maj 2021, 14:13

TIRANË– Avokati Spartak Ngjela e ka konsideruar të drejtë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur non-grata familjen e ish-kryem...