Politike

“Asgjë personale, thjesht biznes”/ Berisha u shpall ‘non-grata’! Artan Hoxha paralajmëron Metën: Këmbanat bien për

19 Maj 2021, 14:01 Nga DOSJA
“Asgjë personale, thjesht biznes”/ Berisha u shpall

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka paralajmëruar Presidentin Ilir Meta pas shpallje ‘non-grata’ të familjes së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në dy postime të njëpasnjëshme në profilin e tij në Facebook, Hoxha shkruan se Berishën e ka lajmëruar që në vitin 2018, ndërsa shton se tashmë këmbanat bien për ata që kanë veshë ‘Shkëlqesi President’.

Në statusin e dytë, Hoxha shton se kjo çështje nuk është personale, por thjesht biznes, si ajo batuta tek “Kumbari” para se të të ekzekutojnë.

Statusi i parë

19 maj 2021. Departamenti i Shtetit shpall person të padeshirueshem dhe ndalon hyrjen e Sali Berishes dhe familjes se tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikes…. Besoj se ta kam thene në kohen e duhur “Marshall”…Dhe mos harro, të kane damkosur për korrupsion në niveleve të larta. Nuk do mundesh më, ta mbash peng këtë vend… 17 shkurt 2018, 31 janar 2019, 19 maj 2021.. Respekte Marshall, me krah të lehta… Dielli do të vazhdoje ta ngroh sërish, këtë vend të bekuar nga zoti… Ishallah tërheq këmbën zvarrë edhe për të tjerët… Kambanat, besoj, bien për ata që kanë vesh Shkelqesi President….

Statusi i dytë:

Ëndrra janë, bën vaki dhe dalin…“Si Pinoçeti, 85 vjeç me barrele në burg do shkosh”…. Si eshte ajo batuta te “Kumbari” para se te te ekzekutojne: “Asgje personale, eshte thjeshte çeshtje pune…”

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

LAJMI KRYESOR: VENDIMI/ Sali Berisha dhe familja e tij shpallen non-grata në SHBA, DASH e fut në listën e zezë! Anthony Blinken: Ish-kryeministër i korruptuar, pasuroi aleatët, po mbrohet duke minuar demokracinë

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike artan hoxha sali berisha shpallet non-grata artan hoxha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll