Politike

Nuk po bëhet “i gjallë” prej kohësh! Berisha shpallet ‘non grata’ në SHBA, zhduket nga Facebook-u, QYTETARI DIXHITAL

19 Maj 2021, 13:51 Nga DOSJA
Nuk po bëhet “i gjallë” prej kohësh! Berisha shpallet

TIRANË– Heshtje në profilin e Facebook-ut të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sot është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha kishte postuar 10 minuta para se sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, e që nga ai moment nuk është bërë më “i gjallë”.

Por mungesa e tij është vënë re nga komentuesit, të cilët nuk i kanë kursyer batutat duke iu referuar edhe thënieve të tij, që janë kthyer tashmë në “trademark”.  

“Narkosekretari amerikan i shtetit,”-shkruan një prej komentuesëve të tij, duke iu referuar akuzave të tij referuar kundërshtarëve politikë.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

LAJMI KRYESOR: VENDIMI/ Sali Berisha dhe familja e tij shpallen non-grata në SHBA, DASH e fut në listën e zezë! Anthony Blinken: Ish-kryeministër i korruptuar, pasuroi aleatët, po mbrohet duke minuar demokracinë

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike anthony blinken sali berisha sali berisha shpallet non-grata anthony blinken sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll