Politike

Berisha u shpall non-grata! Paloka publikon fotot dhe mban qëndrim: U ndëshkua për qasjen kundër ndarjes së Kosovës

19 Maj 2021, 14:31 Nga DOSJA
Berisha u shpall non-grata! Paloka publikon fotot dhe mban qëndrim: U

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka konsideruar ‘një ndëshkim’ nga Shtetet e Bashkuara të ish-kryeministrit Sali Berisha shpalljen non-grata të këtij të fundit, për qëndrimin që ka mbajtur kundër ndarjes së kufijve të shtetit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka ka publikuar dy foto, në njërën shihet ish-kryeministr Berisha ndaj ish-Presidentit të SHBA-VE, George Bush dhe në tjetër, kryeministri Edi Rama me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Pa shkruar asnjë fjalë, përmes këtyre fotove, Paloka lë të nënkuptojë se futja e Berishës në ‘listën e zezë’ të Departamentit Amerikan të Shtetit, është një ndëshkim për qëndrimin e tij, lidhur me çështjen e Kosovës.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe zëri i parë që erdhi nga radhët e bluve, kryedaktorit të gazetës zyrtare të PD, Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi. Në një reagim, Kasmi e quante Berishën ‘burrë shteti’, ndërsa arsyet e vendimit të DASH i lidhi me qëndrimin e ish-kryeministrit për ndarjen e kufijve Kosovë-Serbi.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

Lajmi kryesor: VENDIMI/ Sali Berisha dhe familja e tij shpallen non-grata në SHBA, DASH e fut në listën e zezë! Anthony Blinken: Ish-kryeministër i korruptuar, pasuroi aleatët, po mbrohet duke minuar demokracinë

(kle.mu/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aleksander vucic edi paloka edi rama george bush sali berisha shpallet non-grata aleksander vucic edi paloka edi rama george bush sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Politike 19 Maj 2021, 14:13

TIRANË– Avokati Spartak Ngjela e ka konsideruar të drejtë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur non-grata familjen e ish-kryem...