Politike

Berisha u shpall non-grata! Buzhala: Ishte i pari që ngriti çështjen e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, politikan i një ka

19 Maj 2021, 15:18 Nga DOSJA
Berisha u shpall non-grata! Buzhala: Ishte i pari që ngriti

KOSOVË– Shpallja non-grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ish-kryeministrit Sali Berisha ka sjellë reagime edhe në Kosovë. Gazetari Berat Buzhala i ka dalë në mbrojtje ish-kryeministrit dhe ka bërë disa statuse në profilet e tij në rrjetet sociale.

Buzhala shkruan se Berisha është një person kalibër special dhe se ka qenë politikani i parë shqiptar që pas rënies së komunizmit shkoi në Shtëpinë e Bardhë dhe ngriti çështjen e Kosovës.

“Sali Berisha ishte politikani i parë shqiptar, pas rënies së komunizmit, që shkoi në Shtëpi të Bardhe dhe e ngriti çështjen e Kosovës. Sali Berisha ishte politikani i parë në Shqipëri që vendosi t’i shpojë malet për ta bashkuar kombin. Sali Berisha, ndoshta në dokumentet e Departamentit te Shtetit nuk është personazh pozitiv, por në dokumentet e popullit shqiptar ai është i tillë. Berisha as nuk është politikani me i korruptuar në Ballkan, e as më jodemokratiku. Sigurisht që është më ndryshe se çdo kush tjetër. Është kalibër special. Është karakter i veçantë, me të mirat dhe të këqijat e tij, por assesi nuk e meriton të dizajnohet si koka e krimit te organizuar. Berisha ishte mik i Partisë Republikane, e me pak i asaj Demokratike. Sa herë që republikanët ishin në pushtet atje, e Berisha ishte këtu, raportet me Amerikën ishin të shkëlqyeshme. Të vetmet herë kur presidentet amerikanë kane shkelur në token shqiptare ka qenë kur në pushtet ishte Berisha,”- shkruan Buzhala.

Në dy statuse të tjera, Buzhala u përgjigjet edhe përkrahësve të ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi të cilët janë gëzuar për këtë lajm.

“Sali Berisha as nuk eshte politikani me i korruptuar ne Ballkan, e as nuk eshte politikani me jodemokratik ne Ballkan. Identifikimi i i tij ne kete menyre eshte i padrejte. Kur po i shoh keta njerezit e Hashim Thacit tuj u gezu qysh Amerika ia futi Berishes. Djem vec pak, Amerika bile Berishen nuk e çoi ne Hage. Mos u boni qesharak se nuk i keni renet. Lihtenshtajni nuk e ka kriju Tribunalin Special,”- shton Buzhala.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

Lajmi kryesor: VENDIMI/ Sali Berisha dhe familja e tij shpallen non-grata në SHBA, DASH e fut në listën e zezë! Anthony Blinken: Ish-kryeministër i korruptuar, pasuroi aleatët, po mbrohet duke minuar demokracinë

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike berat buzhala sali berisha shpallet non-grata berat buzhala sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Politike 19 Maj 2021, 14:13

TIRANË– Avokati Spartak Ngjela e ka konsideruar të drejtë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur non-grata familjen e ish-kryem...