Politike

Berisha u fut familjarisht në listën e zezë të DASH! Rama s’komenton vendimin, publikon fotot e zogut të rrallë që ka n

19 Maj 2021, 13:27 Nga DOSJA
Berisha u fut familjarisht në listën e zezë të DASH! Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të komentojë shpalljen ‘non-grata’ dhe ndalimin e hyrjes s ëish-kryeministrit Sali Berisha bashkë me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që rrjeti ‘zien’ nga reagimet pas vendimit të rëndësishëm, kreu i qeverisë ka zgjedhur të ndajë një lajm të bukur me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për çiftin e qyqes me çafkë, një zog i rrallë që është kthyer për të ngritur fole në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ku ka lëshuar vezë, duke shtuar familjen e larmishme të shpendëve.

“Shqipëria, falë edhe Moratoriumeve të Pyjeve e të Gjuetisë, si edhe qasjes së re tërësore ndaj mjedisit, po ripërtërihet. Tanimë ajo konsiderohet një qendër e preferuar e Shpendëve të Rrallë dhe për herë të parë kërkuesit kanë hasur çiftin e qyqes me çafkë në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ku ka lëshuar vezë, duke shtuar familjen e larmishme të shpendëve në këtë vend të bekuar. #BeautifulAlbania,”- shkruan Rama teksa ndan dhe fotot e zogut të rrallë.

Por për vendimin e marrë ndaj familjes Berisha, nuk ka asgjë për të thënë kryeministri Rama?

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

Lajmi kryesor: Sali Berisha shpallet non-grata në SHBA, Sekretari Amerikan i Shtetit e fut bashkë me familjen në listën e zezë: Minoi demokracinë, akuzohet për korrupsion!

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama sali berisha shpallet non-grata edi rama sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll