Politike

19 Maj 2021, 14:13 Nga DOSJA

TIRANË– Avokati Spartak Ngjela e ka konsideruar të drejtë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur non-grata familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në “Top-channel”, Ngjela ka thënë se këto quhen ‘fletë-arresti’.

Referuar dhe Defender 21, Ngjela tha se edhe ushtria amerikane e ka një arsye që ka ardhur në vendin tonë, e që nuk intimidohet nga familja Berisha.

“Kanë shkatërruar Shqipërinë në 30 vjet. Kjo mbase nuk i intereson SHBA, por i intereson popullit shqiptarë. Kjo ishte e njohur, por kur do fillonte. Edhe manovra ushtarake në Shqipëri, nuk është e rastësishme. Përse mendoni se Amerika është e indinjuar nga familja Berisha, nga çështja e Gërdecit, nga çështja e kompleksit Partizani apo për kompaninë e Boronicave? Ato janë faktet e arrestit, të “non grata”-s. Ka edhe diçka tjetër që ka pasur dhe një tendencë për destabilizim në Shqipëri, që kërkonin ta bënin këta. Ushtria nuk ka ardhur kot,”- tha Ngjela.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.

Lajmi kryesor: VENDIMI/ Sali Berisha dhe familja e tij shpallen non-grata në SHBA, DASH e fut në listën e zezë! Anthony Blinken: Ish-kryeministër i korruptuar, pasuroi aleatët, po mbrohet duke minuar demokracinë

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha shpallet non-grata spartak ngjela sali berisha shpallet non-grata spartak ngjela

Sondazh

Poll