Politike

“Gati për Shqipërinë”, Rama falenderon të interesuarit: Kanë ardhur mesazhe interesante, vazhdoni shkruani, të gjithë

19 Maj 2021, 11:42 Nga DOSJA
“Gati për Shqipërinë”, Rama falenderon të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjithë ata që i janë bashkuar platformës së Partisë Socialiste për mandatin e tretë pas thirrjes publike që bëri ditën e djeshme. Në një reagim në Facebook, Rama thotë se ka patur një interesim të menjëhershëm dhe disa mesazhe shumë interesante. Kryeministri vijon të apelojë që të bëhen sa më shumë ide nga të gjithë ata studentë ekselente, që munden ta kontaktojnë atë personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtpërdrejtë në punët e mandatit të tretë.

POSTIMI I PLOTE I EDI RAMES: 

FALEMINDERIT për interesimet e menjëhershme dhe mesazhet interesante që keni dërguar ditën e djeshme. Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të bëjë një pasqyrë të të gjitha interesimeve e mesazheve të ardhura deri në fund të majit dhe më pas do të kontaktojë të interesuarit për vijimin e procesit gatipërshqipërinë@kryeministria.al. Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtpërdrejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë”.

(kle.mu;f.g/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama gati per shqiperine edi rama gati per shqiperine

Sondazh

Poll