Politike

Kush u largua nga Tom Doshi? Dy ambasadoret që vizituan Shkodrën para zgjedhjeve, për kë po fliste Lulzim Basha

19 Maj 2021, 09:57 Nga DOSJA
Kush u largua nga Tom Doshi? Dy ambasadoret që vizituan Shkodrën para

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri një deklaratë të fortë ditën e sotme nga Shkodra. Basha tha se Doshi ka detyruar një ambasadore të një vendi perëndimor që të largohej nga një takim që ka qenë duke zhvilluar në Shkodër, pasi pa një grabitje që i ndodhi një të riu i cili ishte duke denoncuar se Tom Doshi po blinte vota në Shkodër.

“Dhe në fakt e pamendueshmja ndodhi këtu në Shkodër, ku për herë të parë në 30 vite Tom Doshi dhe banditët e tij detyruan të largohet dhe të mbyll mbledhjen një ambasadore perëndimore, pasi grabitën në sy të saj një të ri shkodran i cili pati guximin të ngrihej në këmbë dhe të thoshte: këtu po blen vota Tom Doshi”, tha Basha.

Por kush është ambasadorja për të cilën po flet Basha?

Në një kërkim elementar që Dosja.al bëri në axhendën e ambasadorëve të huaj gjatën fushatës zgjedhore, rezulton se janë dy ambasadore të huaja që kanë vizituar Shkodrën përpara zgjedhjeve. Ambasadorja suedeze në Shqipëri Elsa Hastad ka qenë në qytetin verior më 9 prill 2021 në një vizitë në këtë qytet, ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim ka qenë në Shkodër dy herë. Njëherë përpara zgjedhjeve më 23 mars 2021 dhe në vizitën e dytë më 25 prill, që përkonte me ditën e zgjedhjeve.

Por “armiqësia”  e saj me Doshin është e njohur sulmi me deklarata kundrejt kreut të PSD ka nisur që në janar 2021. A ishte një nga këto dy emra, ambasadorja që vendosi të reagonte ndaj Tom Doshit? Mbetet për të parë nëse Lulzim Basha do e zbulojë këtë emër.

(f.g;a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha tom doshi lulzim basha tom doshi

Sondazh

Poll