Politike

KAS refuzoi përsëritjen e zgjedhjeve në Gjirokastër, PD-LSI bëhen bashkë: Tre anëtarët morën nënurdhra politikë! Do e

19 Maj 2021, 11:33 Nga DOSJA
KAS refuzoi përsëritjen e zgjedhjeve në Gjirokastër, PD-LSI

TIRANË– Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ivi Kaso dhe Altin Kaziaj kanë paralajmëruar se do të ankimojnë vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për qarkun e Gjirokastrës. Në një prononcim të shkurtër për mediat pas marrjes së vendimit, të dy pohuar se çështja do të shkojë në Kolegjin Zgjedhor. 


PJESË NGA PRONONCIMI: 

Ivi Kaso: Sapo u njohëm me vendimin e komisionin e Ankimit dhe Sanksioneve lidhur me kërkesën tonë për pavlefshmëri në qarkun e Gjirokastrës, kërkesë e cila u shqyrtua e para, dhe le të themi që nuk kishte asnjë surprizë në këtë vendimmarrje të paralajmëruar që kur KAS-i refuzoi të merrte provat e shumta që u kërkuan nga ana e opozitës të cilat do të faktonin dhe do të dëshmonin masakrën zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit. Është një vendim në këndvështrimin tonë, i kundraligjshëm, dhe si i tillë, do të ankimohet menjëherë në Kolegjin Zgjedhor, ku shpresojmë që ajo çka u vendos në Komisionin e Ankimit dhe të Sanksioneve duke mos marrë prova të cilat do të vërtetonin pretendimet tona, të mos përsëritet në Kolegj Zgjedhor, të bëhet një hetim i plotë dhe i gjithanshëm të një aspekti ende të errët të masakrës zgjedhore të 25 prillit, të cilat ditë pas dite po zbulohet nga faktet e pakta që janë administruar në këtë proces administrativ dhe shpresojmë që logjikisht, vendimmarrja e Kolegjit Zgjedhor të jetë e ndryshme duke çertifikuar çdo lloj pretendimi dhe çdo lloj fakti dhe prove që ne kemi paraqitur dhe duke shpallur të pavlefshme zgjedhjet në zonën zgjedhore të qarkut të Gjirokastrës. Është një detyrim që ua kemi të gjithë shqiptarëve, jo vetëm të atyre që dolën masivisht më 25 prill dhe përqafuan dhe mbështetën alternativën tonë dhe ofertën tonë për ndryshim, por të gjithë shqiptarëve dhe mbi të gjitha demokracisë në vend.

Altin Kaziaj: Është e programuar. Sot KAS mori një vendim për paligjshmërinë e ndodhur në qark. Ne do t’i drejtohemi të gjitha organeve për të shpallur këto qendra të pavlefshme. Duke parë që ditën e sotme KAS është njohur me prova sqaruese nuk e kuptojmë vendimarrjen në shkelje me ligjin. Nuk kuptojmë 3 anëtarët e KAS që me nënurdhëra bënë mos vendoset standardi nga kjo trupë kolegjiale.

Ditën e sotme, që prej mëngjesit, KAS ka analizuar pretendimet e PD, LSI dhe kandidatit të pavarur, Kreshnik Merxhani për parregullsitë e gjetura gjatë procesit zgjedhor në qarkun e Gjirokastrës. Dëshmitare në mbledhje është sjellë nënkomisionerja Lealba Pelinku, e cila është përplasur me anëtarin e KAS, Ilir Rusmajli. Gjatë fjalës së saj, nënkomisionerja e PD rrëzoi pretendimet e opozitës për votimin e dyfishtë. Pas dëshmisë së saj, KAS u mblodh duke rrëzuar me 2 vota kundër pretendimet e opozitës. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike altin kaziaj ivi kaso kas 19 maj 2021 altin kaziaj ivi kaso kas 19 maj 2021

Sondazh

Poll