Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, Soreca i prerë nga Durrësi: SPAK të hetojë krimet zgjedhore! Dua ta dëgjoj nga ju, çfarë nuk fun

19 Maj 2021, 09:13 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit, Soreca i prerë nga Durrësi: SPAK të

DURRËS– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka folur sot nga Durrësi për zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e tij, ai ka kërkuar të dëgjojë ankesat, duke kërkuar që të hetohen të gjitha parregullsitë në mënyrë që sipas tij, të mësohet se ku ka ‘çeduar’ procesi i zgjedhjeve parlamentare.

Soreca shtoi se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë më shumë kompetenca për të hetuar krimet zgjedhore, ndaj kërkoi përfundimin e procesit.


“Përgjatë ditës së zgjedhjeve kemi marrë pjesë në vëzhgimin e shumë qendrave të votimit dhe më pas të numërimit gjatë natës. Objektivi ynë është që ndiqnim dhe monitoronim procedurën zgjedhore dhe se Kodi Zgjedhor po vihej në zbatim. Siç e dini nga rapoti i OSBE ata thanë se zgjedhjet ishin me një fjalë; në mënyrë të rregullt. Ata thanë se menaxhimi ka qenë pozitiv. Ajo që kemi parë ne është në fakt se në qendra të ndryshme ka pasur përmirësimë në krahasim me vitet e mëparshme. Është e rëndësishme që tani të ndiqen nga administra të gjitha parregullsitë që pretendohet se janë kryer. Të gjitha dosjet të ndiqen. Për ne është e rëndësishme që puna të vijojë dhe të përfundojë ashtu siç e parashikon kodi zgjedhor. Është punë që duhet të ndiqet me imtësi dhe besoj e dini që edhe SPAK-ut i është dhënë më shumë fuqi për vepra penale zgjedhore. E rëndësishme që kjo punë të përfundojë ashtu siç duhet,”-tha Soreca. 

Prej disa javësh, ambasadori Soreca ka nisur një tur në të gjithë vendin, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deri më tani si Soreca, ashtu edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim i janë referuar raportit paraprak të ODIHR për të komentuar procesin.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luigi soreca luigi soreca ne durres zgjedhjet 25 prill 2021 luigi soreca luigi soreca ne durres zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll