Politike

Rusmajli nuk heq dorë: Cili është funksioni i personave që votuan dy herë! Asnjë nga përfaqësuesit e partive se mbështe

19 Maj 2021, 08:57 Nga DOSJA
Rusmajli nuk heq dorë: Cili është funksioni i personave që

TIRANË- Kërkesa e anëtarit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, Ilir Rusmajli nuk është mbështetur as nga përfaqësuesit e partive politike. Kreshnik Merxhani (LVV), Marash Logu (PD) dhe Altin Kaziaj (LSI) nuk e kanë mbështetur në kërkesën e tij për të mësuar rolin e personit që ka votuar dy herë në qarkun e Gjirokastrës. Në fjalën e tij, anëtari i KAS tha se do ta bënte kërkesën e tij vetëm nëse dikush do të jepte “ok”, por mori vetëm mohim. Të gjithë përfaqësuesit vlerësuan si të rëndësishëm faktin që ishte shkelur ligji, duke ia lënë në dorë çështjen Prokurorisë.


PJESË NGA DEBATI NË MBLEDHJEN E KAS:

Ilir Rusmajli: Nuk më intimidon. Mos i bëj presion nënkomisioneres.

Ledio Braho: Nuk e di ku doni të dilni.

Ilir Rusmajli: Ta them në dhomën e këshillimit. Jam në seancë pyetjesh. Mu duke sikur po e intimidon. Mos u merr me qëndrimet e mia.

Ledio Braho: Psen-në e gjen Prokuroria. Jo ne.

Altin Kaziaj (LSI): Bëni pushim! Mblidhni veten. Mos bëni Teatër këtu.

Ilir Rusmajli:Në këtë seancë kam mbrojtur të drejtën për të bërë pyetje.

Ledio Braho: Faleminderit për kritikën.

Ilir Rusmajli:Merrni masa që të vijë informacioni sa më shpejt. Çfarë funksioni kanë kryer dy personat që kanë votuar?

Altin Kaziaj (LSI): Interesante se e kam kërkuar unë dhe ju e keni refuzuar në mënyrë unanime.

Ledio Braho: Nëse e gjeni tek një njeri unanimitetin, është gjë tjetër.

Ilir Rusmajli:Nëse nuk e mbështet njëri kërkesën time, unë nuk e bëj. Nëse se do njeri funksionin e tyre, unë e tërheq kërkesën time.

Elvis Çepa: E kuptoj se jemi të lodhur.

Ilir Rusmajli: Është revelante sepse nëse operatori. Do ta çmojnë në këtë varësi.

Ledio Braho: Ç’lidhje ka me funksionin?

Ilir Rusmajli: Ka lidhje me çmimin e provës. Unë iu sfidova juve. Nëse më bashkoheni, unë e bëj kërkesën.

Ledio Braho: Ça rëndësie ka? Na sqaro. Jam gati t’ju mbështes nëse më shpjegoni qëllim pse iu intereson roli. Po të jetë qëllim i shëndoshë. Nuk është nevoja të hidhini hipoteza. Përmbahuni dhe lërini etiketimet. Më tregoni një arsye të shëndoshë. Nuk është vendi për të bërë gjyq publik. Nuk më duket arsye, mjafton që ka shkelur ligjin. Merreni vesh në Prokurori kush ka qenë.

Kreshnik Merxhani, (LVV): Nuk ka asnjë rëndësi për ne. E them në kushtet e një kandidati të pavarur ku jemi të diskriminuar. Ne e kemi parë që në ditën e parë; kush shkel ligjin cënon të ardhmen. Pikë!

Ilir Rusmajli: Nuk doni ta dini kush e ka shkelur ligjin?

Kreshnik Merxhani, (LVV): Është Prokuroria që vendos. Nuk është bërë ky debat për pamjet filmike, për elefantin në mes të sallës. Atë nuk e ka regjistruar pajisja. Kështu që per në një shkelës i ligjit, është shkelës. Pikë. Nuk dua ta di sa fëmijë ka ai. Në finale ka cënuar procesin zgjedhor. Për ne hallka është këputur. Të tjerat janë teori.
Salianji: Po trashet një gjë që nuk dihet. Nuk është verifikuar që kanë votuar. Shkelja e ligjit në të gjithë debatin mësova se sistemi ka funksionuar dhe ka identifikuar personat. Nuk del që personat kanë votuar ose jo. Nuk mundet që shkelja e ligjit të diskutohet. Përderisa nuk provohet se ka votuar, ngelet dyshimi.

Marash Logu: Jemi dakord me Rusmajlin nëse do kishte refuzuar 57 herë kërkesat e PD për transparencë. Nga ana e Pelinkut u shpjegua që nuk gaboi qendrën e votimit, sepse mjeti i identifikimit nuk lexohet nga pajisja. Ajo që ka rëndësi është që një person mund të marrë me vete në një QV dhe të ketë vendosur të njëjtën shenjë gishti. Kjo është prova që vërteton cënimin. Se ç’bën ai me jetën e vetë, mund të jetë interes i ndonjë medie.
LSI: Kini kujdes se po shpreheni mbi çështjen, do kërkojmë përjashtimin tuaj (i drejtohet Rusmajlit). Pelinku mund të largohet. Po shohim se dy raste është i njëjti person. 12 herë është votuar për 70 persona.

Lajmi kryesor: Mblidhet KAS/ Nënkomisionerja e PD rrëzon pretendimet për votim të dyfishtë: Rastet janë nga administrata e KQZ. LSI “kërcënon”, Kaziaj-Rusmajlit: Do të përjashtohesh!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 19 maj 2021 kas 19 maj 2021

Sondazh

Poll