Politike

Votimi i dyfishtë?! E zgjedhura e PD në KQZ rrëzon pretendimet e opozitës: Shenja e gishtit është vendosur dy herë nga op

19 Maj 2021, 08:50 Nga DOSJA
Votimi i dyfishtë?! E zgjedhura e PD në KQZ rrëzon pretendimet e

TIRANE– Nënkomisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku e vendosur në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve falë propozimit të Partisë Demokratike, rrëzoi pretendimet e PD dhe opozitës se ka patur votim të dyfishtë.

Teksa ishte duke sqaruar raportin për votimin e dyfishtë në qarkun e Gjirokastrës, Pelinku tha se vendosja e gishtit dy herë është bërë nga operatori teknik mbi pajisjen “PEI”, që ka shërbyer si shembull për të qartësuar votuesin sesi bëhet identifikimi elektronik.

“Të dhënat që ju dhanë juve janë thjesht të dhënat për identifikimin biometrik. Kjo nuk vërteton që personi ka votuar 2 herë. Sistemi të ndalon që me të njëjtën kartë identiteti të paraqitesh 2 herë”, sqaroi ajo. 


Por edhe pse në ditën e zgjedhjeve, testimi i pajisjeve është i ndaluar nga Kodi Zgjedhor, Pelinku që ishte në krye të menaxhimit të sistemit të identifikimit elektronik tha se 2 rastet që personat kanë shkuar në dy qendra të ndryshme, sërish janë pjesë e administratës zgjedhore që kanë provuar testimin e identifikimit biometrik.

“Ne supozojmë që ka qenë pjesë e administratës zgjedhore, që ka kryer identifikimin biometrik në qendrën ku ka qenë caktuar ditën e votimit dhe më pas ka shkuar në qendrën e vet të votimit për të votuar. Shenja e gishtit për më shumë se 1 rast, nuk mund të themi se kujt i përket shenja e gishtit në këtë fazë, nga të dhënat që na kanë rezultuar nga kryqëzimi, një nga të dhënat i përket operatorëve, në këto kushte na lind e drejta të dyshojmë se shenja unike e përdorur ka qenë e operatorit teknik që përdor pajisjen, por kjo duhet të jetë objekt i hetimit në vazhdim për te identifikuar në mënyrë të saktë kujt i përket gishti. Ka pasur raste kryesisht kur votuesit kryesisht në moshë të madhe nuk i është njohur shenja e gishtit dhe e ka vendosur operatori.  Do t’i takojë prokurorisë që të sqarojë se çfarë ka ndodhur”, tha ndër të tjera Nënkomisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku.

Lajmi kryesor: Mblidhet KAS/ Nënkomisionerja e PD rrëzon pretendimet për votim të dyfishtë: Rastet janë nga administrata e KQZ. LSI “kërcënon”, Kaziaj-Rusmajlit: Do të përjashtohesh!

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 19 maj 2021 lealba pelinku kas 19 maj 2021 lealba pelinku

Sondazh

Poll