Politike

KAS merr VENDIMIN! Rrëzohet kërkesa e LSI dhe PD për Gjirokastrën dhe Beratin, s’ka rivotim! Nënkomisionerja e PD mohon p

19 Maj 2021, 07:26 Nga DOSJA
KAS merr VENDIMIN! Rrëzohet kërkesa e LSI dhe PD për

TIRANË Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, (KAS), me 2 vota kundër, të Ledio Brahos dhe Elvis Çefas, ka rrëzuar kërkesën së Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për shpalljen e pavlefshmërisë në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në qarkun e Gjirokastrës. Edhe kërkesa për përsëritje zgjedhjesh në qarkun e Beratit është rrëzuar, ndërsa kërkesa për rinumërim të votave në këtë qark do të shqyrtohet nesër.

Përfaqësuesit ligjorë të partive opozitare kanë 5 ditë kohë për të ankimuar vendimin në Kolegjin Zgjedhor. Më herët, në mbledhjen e sotme të KAS ka qenë e pranishme edhe Nënkomisionerja Shtetërore e Zgjedhjevve, Lealba Pelinku, e zgjedhur si propozim i Partisë Demokratike.


Pelinku sqaroi se votimi i dyfishtë i pretenduar nga LSI në Gjirokastër nuk provohet që është votim, pasi në shumicën e rasteve, shenjën e gishtit mbi pajisjen PEI e kanë vendosur operatorët teknikë për të provuar që pajisja funksionon dhe për t’ja ilustruar votuesve, por jo domosdoshmërisht kanë votuar pas identifikimit.

Megjithëse testimi i “PEI” është i ndaluar nga Kodi Zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, Pelinku që ka qenë kryesuesja e procesit të identifikimit elektronik, foli edhe për dy rastet kur dy persona kanë shkuar në dy qendra të ndryshme votimi dhe në të dyja kanë kryer identifikimin biometrik. Pelinku tha se “supozon” se këto dy raste janë persona të administratës zgjedhore ndërsa shtoi se fakti që kanë kryer identifikimin nuk provon se kanë votuar dy herë.

“Të dhënat që ju dhanë juve janë thjesht të dhënat për identifikimin biometrik. Kjo nuk vërteton që personi ka votuar 2 herë. Sistemi të ndalon që me të njëjtën kartë identiteti të paraqitesh 2 herë”, sqaroi ajo. 

Debati ka vazhduar me përplasje dhe replika mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike, LSI dhe PS, deri në paralajmërimin nga përfaqësuesi i LSI, Altin Kaziaj se do të kërkohej përjashtimi i anëtarit të PS, Ilir Rusmajli, në rast se qendrimi i tij do të vazhdojë të paragjykojë procesin. “Po paragjykoni procesin. Do kërkojmë përjashtimin tuaj se po shprehesh mbi çështjen. Kini kujdes se do e vëmë në ngërç institucionit”.-tha Kaziaj. 

Mbledhja e sotme vjen pas dy seancave maratonë, ku KAS ka rrëzuar dje kërkesën e PD për qarkun e Vlorës dhe marrjen e provave shtesë, por pranoi kërkesën e LSI për të marrë informacion në sa qendra votimi nuk ka funksionuar pajisja PEI në këtë qark.

(F.g;k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike altin kaziaj eridian salianji ilir rusmajli kas 19 maj 2021 lealba pelinku ledio braho marash logu altin kaziaj eridian salianji ilir rusmajli kas 19 maj 2021 lealba pelinku ledio braho marash logu

Sondazh

Poll