Bota

E re në treg! Vaksina anti-Covid Sanofi kalon fazën e dytë të studimit, siguria dhe efikasiteti i prodhimit të gjigantit fr

18 Maj 2021, 16:33 Nga DOSJA
E re në treg! Vaksina anti-Covid Sanofi kalon fazën e dytë

FRANCË- Gjigandi farmaceutik francez Sanofi raportoi rezultate pozitive në provat e fazës së dytë të vaksinës anti-Covid që po prodhon me emrin Sanofi. Euractiv shkruan se Sanofi dhe partneri i tij britanik GSK thanë se vaksina e tyre me emrin Sanofi arriti nivele të forta të përgjigjeve neutralizuese të antitrupave, në përputhje me ato të matura në njerëzit që janë rikuperuar nga COVID-19″ në provat klinike të fazës së dytë.

Provat e fundit u kryen midis 722 vullnetarëve të rritur. Ato treguan se pas një doze të dytë, vaksina prodhoi një “përgjigje të fortë imune” midis të rriturve të të gjitha grupeve të moshës,  që varion midis 95 dhe 100 përqind. Vullnetarët që morën pjesë në studim ishin midis moshës 18 dhe 95 vjeç.

“Të dhënat tona të Fazës 2 konfirmojnë potencialin e kësaj vaksine për të luajtur një rol në adresimin e kësaj krize të vazhdueshme globale të shëndetit publik,” tha nënkryetari ekzekutiv dhe kreu global i Sanofi Pasteur, Thomas Triomphe.

Sanofi dhe GSK gjithashtu vunë re një përgjigje të fortë imune pas një goditje të vetme në pjesëmarrësit që kishin kontraktuar më parë koronavirusin, duke sugjeruar që vaksina mund të gjente sukses si një përforcues. Ndërkohë që Sanofi dhe GSK thanë se, faza e tretë e studimit do të zhvillohet midis 35,000 të rriturve.

Ajo pritet të fillojë në fund të majit ose në fillim të qershorit dhe do të testojë efikasitetin e vaksinës kundër llojit të parë të gjetur në Wuhan, Kinë në fund të vitit 2019 dhe variantit të zbuluar në Afrikën e Jugut.

Deri tani janë prodhuar disa vaksina anti-Covid, 2 janë prodhuar nga SHBA-ja, një nga Gjermania, një nga Anglia, tre nga Kina dhe tre nga Rusia. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sanofi & gsk vaksina anti-covid sanofi & gsk vaksina anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 18 Maj 2021, 14:52

KOSOVË– Beqir Kastrati, 40 vjeç, është vrarë me armë zjarri në Pejë. Mediat e Kosovës shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15 e ...