Bota

Maqedonia e Veriut shpalli “Non Grata” diplomatin rus, Presidenti Pendarovski: Ka arsye për dëbimin e tij

18 Maj 2021, 16:13 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut shpalli “Non Grata” diplomatin rus, Presidenti

MAQEDONI E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka komentuar shpalljen “Non-grada” të një diplomati rus. Alsat.mk shkruan se Pendarovski ka deklaruar se ka arsye për dëbimin e diplomatit, por nuk ka pranuar të diskutojë mbi arsyet e dëbimit duke i konsideruar atë si çështje të ndjeshme.  

“Këto janë gjithmonë çështje të ndjeshme për t’u sqaruar rreth arsyeve. Jam i informuar që prej disa ditësh, siç janë edhe institucionet e tjera kompetente. Nga ajo që kam parë, rasti është dokumentuar nga institucionet kompetente dhe nuk bëhet fjalë për improvizim. Por, për shkak të natyrës së çështjes nuk mund të komentoj më shumë”, tha Stevo Pendarovski.

Lajmi për dëbimin e diplomati rus nga Maqedonia e Veriut u bë i ditur ditën e sotme nga Ministria e Jashtme. Në njoftimin e saj, thuhet se për arsye, të cilat nuk bëhen publike, diplomati rus, duhet të largohet nga Maqedonia e Veriut brenda 7 ditëve.    

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut debon diplomatin rus stevo pendarovski maqedonia e veriut debon diplomatin rus stevo pendarovski

Sondazh

Poll