Bota

Bëri urinën në pizhama, efektivi në SHBA ngrin për vdekje të birin, e la të flinte në garazh në temperaturën -7 gradë

18 Maj 2021, 16:20 Nga DOSJA
Bëri urinën në pizhama, efektivi në SHBA ngrin për

NEW YORK- Michael Valva, efektiv i policisë së New York-ut akuzohet për vrasjen e djalit të tij autik, duke e mbyllur atë në garazh në temperaturën -7 gradë celsius pasi ai kishte urinuar në pizhama. Daily mail raporton se 41 vjeçari qau në gjyq ndërsa pastruesja tregonte për vrasjen e djalit të tij duke e ngrirë për vdekje në garazh, teksa qeni i tij flinte në dhomën e nxehtë.

Pastruesja e shtëpisë Tyrene Rodriguez tregoi se si Thomas Valva u mbyll në garazh në temperaturën 19 F ndërsa qeni i përkëdhelur ‘Bella’ flinte në një dhomë magazinimi.

Thomas Valva, i cili ishte në spektrin e autizmit, i cili dyshohet se ishte i uritur, i rrahur dhe i mbyllur jashtë shtëpisë së tyre në Long Island. Djali 8 vjeçar vdiq nga hipotermia pasi dyshohet se u detyrua të flinte në garazh në kushte ngrirjeje më 17 janar 2020, pasi ndoti pizhamat e tij.

Michael Valva dhe e fejuara e tij Angela Pollina kishin gjashtë fëmijë në kujdesin e tyre në kohën e vdekjes së Thomas.

(f.i/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela pollina efektivi i policise vret djelin e tij autik michael valva tyrene rodriguez angela pollina efektivi i policise vret djelin e tij autik michael valva tyrene rodriguez

Sondazh

Poll