Sport

VIDEO / Festa e Guardiolës me puro, kur Cyti fitoi titullin në Premier League, bëhet “hit” në rrjetet sociale

18 Maj 2021, 10:40 Nga DOSJA
VIDEO / Festa e Guardiolës me puro, kur Cyti fitoi titullin në Premier

ANGLI – Trajneri Pep Guardiola e udhëhoqi Manchester Cytin, duke fituar për herë të  tretë titullin në Premier League. Leicesteri mundi Manchester Unitedin në “Old Trafford”, duke e konfirmuar Cityn si kampion të Anglisë, dy javë para mbylljes së edicionit 2020/21.

Guardiola ishte duke e ndjekur atë takim nga televizori, ndërkohë që pasi ndeshja ka përfunduar, në shtëpinë e tij ka filluar festa më persona të afërt. Spanjolli shihet duke tymosur një cigare puro, e që natyrisht se kjo i ka befasuar paksa tifozët e Cityt.

Guardiola është fiksuar duke kënduar këngën e Osasis, “Don’t Look Back In Anger”, ku vëllezërit Gallagher janë tifozë të thekur të Manchester Cytit dhe kënga e tyre nga mjaft tifozë konsiderohet edhe si himni jo zyrtar i Cytizens.

Trajnerit spanjoll 50-vjeçar, Pep Guardiola për këtë sezon i ka mbetur dhe është në kërkim të triumfit në finalen e Champions League ndaj Chelseas, ndeshje e cila do të luhet më 29 maj, në “Dragao” të Porto të Portugalisë. Kuptohet, në këtë rast festa me siguri do të ketë ngjyrime edhe më të shumta

The boss. Cool as fuck ? pic.twitter.com/lFM5GLiZvN

— Raff (@BeersnBlues) May 17, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league manchester cyti pep guardiola premier league trajneri spanjoll champions league manchester cyti pep guardiola premier league trajneri spanjoll

Sondazh

Poll