Sport

Harry Kane i zhgënjyer me klubin, kërkon largimin nga Spurs!

18 Maj 2021, 09:16 Nga DOSJA
Harry Kane i zhgënjyer me klubin, kërkon largimin nga Spurs!

ANGLI – Lajmi ka marrë dhenë… Harry Kane do të largohet nga Tottenham në fund të këtij sezoni. Sulmuesi i kombëtares angleze u ka komunikuar drejtuesve të klubit dëshirën për t’u larguar dhe presidenti Daniel Levy, vështirë se mund t’i ndryshojë mendjen bomberit 27-vjeçar.

Dëshira e sulmuesit është që e ardhmja e tij të zgjidhet para fillimit të “Euro 2020”, në mënyrë që gjatë atyre 30 ditëve, Kane të jetë i përqëndruar vetëm te kombëtarja angleze, edhe pse do të jetë e vështirë, që largimi i tij nga Tottenham të realizohet kaq shpejt.

Drejtuesit e Spurs kanë refuzuar të flasin për këtë çështje, teksa të ngacmuar nga gazetarët anglezë lidhur me këtë çështje, kanë bërë me dije, se objektivi i Tottenham është ta mbylli këtë sezon në mënyrën më të mire, ndërkohë që më pas do ta përqëndrojë vëmendjen te merkato.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport autori i 32 golave euro 2020 harry kane presidenti daniel levy tottenham autori i 32 golave euro 2020 harry kane presidenti daniel levy tottenham

Sondazh

Poll