Bota

Ministria e Shëndetësisë në Palestinë bën thirrje urgjente, kërkohen dhurues gjaku për fëmijët e plagosur

18 Maj 2021, 11:17 Nga DOSJA
Ministria e Shëndetësisë në Palestinë bën thirrje

PALESTINË– Mbi 1 mijë e 500 persona janë raportuar të plagosur në Gaza, shifër që ka çuar në kolaps spitalet, të cilat kanë hasur probleme të shumta.

Ministria e Shëndetësisë në Palestinë ka bërë thirrje urgjente për vullnetarë të cilët mund të dhurojnë gjak në ndihmë të fëmijëve të plagosur. Sipas Aljazeera, spitali Al-Shifa ka mungesë të stafit, të energjisë elektirke dhe të ujit, që vështirson gjendjen në të cilët personat e plagosur ndodhen.

Aktualisht në Gaza janë 212 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit. Mes tyre janë 61 fëmijë dhe Mbi 1,500 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.

Lajmi kryesor: LUFTA në ditën e 9-të! Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës shënon 212 viktima, SHBA ritheksoi thirrjen për armëpushim

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll