Bota

Lufta Izrael-Palestinë/ Putin: E konsiderojmë të domosdoshme përfundimin e akteve të dhunshme

18 Maj 2021, 11:01 Nga DOSJA
Lufta Izrael-Palestinë/ Putin: E konsiderojmë të domosdoshme

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të kryejë “një kërkim aktiv të zgjidhjes” në konfliktin midis Izraelit dhe grupeve të armatosura në Gaza.

Sipas Aljazera, duke folur në një takim me ambasadorët e botës në Rusi, Putini tha se çdo zgjidhje duhet të jetë “bazuar në rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Gjatë ditëve të fundit… ne u bëmë dëshmitarë të përshkallëzimit në Lindjen e Mesme. Shpërthimi i përshkallëzimit midis palestinezëve dhe izraelitëve tashmë ka çuar në një numër të madh të viktimave në mesin e popullatës civile, përfshirë fëmijët. Ne e konsiderojmë të domosdoshme përfundimin e akteve të dhunshme, ”– tha Putin.

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste. Konflikti mes dy vendeve është i vjetër dhe daton për më shumë se 7 dekada.

Lajmi kryesor/ LUFTA në ditën e 9-të! Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës shënon 212 viktima, SHBA ritheksoi thirrjen për armëpushim

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta izrael-palestine vladimir putin lufta izrael-palestine vladimir putin

Sondazh

Poll