Sport

Nga fillimet e karrierës deri në hemoragjinë cerebrale, gjithë jeta e Ferguson në dokumentar, ish-trajneri rrëfen: Jam me

18 Maj 2021, 08:32 Nga DOSJA
Nga fillimet e karrierës deri në hemoragjinë cerebrale,

SKOCI-Në vitin 2018-të, ish-trajneri I Manchester United,Sir Alex Ferguson pësoi një hemoragji cerebrale në tru dhe që nga ai vit, daljet e tij në publik kanë qënë të shpeshta. Skocezi pranoi gjithashtu se brenda këtij muaji do të publikohet një dokumentar në lidhje me jetën e tij.Për këtë dokumentar, producent është djali i Ferguson, Jason, i cili e ka titulluar ‘Never Give In’, që rrëfen udhëtimin e skocezit brenda dhe jashtë fushe,mbështetjen e familjes së tij dhe frika për shëndetin e tij.

Skocezi 79-vjeçar beson se audienca “mund të tronditet” nga mënyra se si ai paraqitet në dokumentar.”Ata mund të thonë,” ai nuk ishte i tillë si trajner, ai është ndryshe, ka ndjenja”.Në një intervistë të gjatë me BBC Sport, kryer në Old Trafford, Ferguson zbuloi se ai ishte “tmerruar” nga humbja e kujtesës dhe zërit të tij pas hemorragjisë dhe është “me shumë fat” që është akoma gjallë.

“Unë u përpoqa të çohesha nga shtrati im dhe thjesht u rrëzova”, tha Ferguson.Unë isha shumë me fat sepse rashë afër një rafti këpucësh dhe të gjitha ranë dhe bënë një zhurmë, dhe Cathy ishte poshtë.Ajo u ngrit dhe më bëri të ulesha pranë murit, dhe kjo është gjëja e fundit që mbaj mend.” Përfundon Ferguson.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ferguson manchester united ferguson manchester united

Sondazh

Poll