Sport

Futbollisti me tri tituj kampioni, në tri shtete dhe me tri skuadra shqiptare

18 Maj 2021, 05:10 Nga DOSJA
Futbollisti me tri tituj kampioni, në tri shtete dhe me tri skuadra

KOSOVE – Titulli i fituar në Superligën e Kosovës ne futboll, ka bërë që mbrojtësi i krahut të majtë, Gledi Mici, të ndihet i veçantë. Për Micin ky është titulli i tretë në karrierë, pasi ka fituar tituj kampioni edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.

Në Maqedoninë e Veriut, tiranasi e ka fituar titullin e kampionit me Shkëndijën e Tetovës derisa në Shqipëri me skuadrën e Skënderbeut. Kështu që Mici bëhet lojtari i parë që ka fituar tre tituj kampioni, me tri ekipe të ndryshme shqiptare, në tri shtete të ndryshme.

Titullin e parë në karrierë, mbrojtësi Mici e ka fituar me Skënderbeun e Korçës në edicionin 2017/18, për të vazhduar me Shkëndijën e Tetovës në edicionin 2018/19 dhe këtë edicion me fanellën e Prishtinës.

Mbrojtësi i majtë, 29-vjeçari Gledi Mici, gjatë karrierës si futbollist ka luajtur edhe te Kamza, Flamurtari e Kukësi. Ai ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë me Flamurtarin e Vlorës dhe Kukësin, si dhe Superkupën e Shqipërisë me Skënderbeun.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport gledi mici mbrojtesi i majte prishtina shkendija tetoves skenderbeu i korces gledi mici mbrojtesi i majte prishtina shkendija tetoves skenderbeu i korces

Sondazh

Poll