Bota

Raporti i OKB: Më shumë se 52 mijë palestinezë të zhvendosur nga Gaza, gati 450 banesa janë shkatërruar plotësisht

18 Maj 2021, 10:54 Nga DOSJA
Raporti i OKB: Më shumë se 52 mijë palestinezë të

GAZA– Më shumë se 52,000 palestinezë janë zhvendosur nga sulmet ajrore izraelite që kanë shkatërruar ose dëmtuar keq gati 450 ndërtesa në Rripin e Gazës, tha agjencia e ndihmave e KB.

Rreth 47,000 nga njerëzit e zhvendosur kanë kërkuar strehim në 58 shkolla të drejtuara nga KB në Gaza, u tha gazetarëve Jens Laerke, zëdhënësi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Sipas Aljazeera, Laerke gjithashtu tha se 132 ndërtesa ishin shkatërruar dhe 316 ishin dëmtuar rëndë, duke përfshirë gjashtë spitale dhe nëntë qendra të kujdesit shëndetësor primar.

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste. Konflikti mes dy vendeve është i vjetër dhe daton për më shumë se 7 dekada.

Lajmi kryesor/ LUFTA në ditën e 9-të! Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës shënon 212 viktima, SHBA ritheksoi thirrjen për armëpushim

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta izrael-palestine okb mbi situaten ne gaza lufta izrael-palestine okb mbi situaten ne gaza

Sondazh

Poll