Sport

Memelli: “Nuk e kisha menduar këtë ecuri. Kisha menduar që duhet t’i ngjisnim shkallët një e nga një”

17 Maj 2021, 19:02 Nga DOSJA
Memelli: “Nuk e kisha menduar këtë ecuri. Kisha menduar që

KORÇE – Skënderbeu mposhti Apoloninë me rezultatin 2-0 në Korçë. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i korçarëve, Migen Memelli, u shpreh i lumtur, teksa për “Gol pas Goli”, deklaroi:

24 pikë dhe finalja e Kupës? “Nuk e kisha menduar këtë ecuri. Kisha menduar që duhet t’i ngjisnim shkallët një e nga një. Dua të komplimentoj lojtarët. Ata janë shokët, miqtë, armiqtë, vëllezërit e mij. Jemi një familje. Gjërat jemi munduar ti bëjmë në mënyrë profesionale sa më të mirë të mundshme. Ata janë pjesa kryesore, e qytetit, skuadrës dhe klubit”.

Ndeshjet e radhës? “I pashë rezultatet e ditës së sotme. Përpara takimit i kam thënë lojtarëve, të gjithë gjërat e mira që kemi bërë mund të kthehen në tragjedi. Çdo rezultat tjetër veç fitores, do të na i komplikonte gjërat. Duhet të luajmë me profesionalizëm ndaj Kukësit, për t’i mbyllur llogaritë tona të Superiores, për të shkuar në Tiranë, me qetësi absolute”.

Ndeshja? “Për nga performanca e ndeshjes, kemi bërë mirë, kemi dalë disa herë para portës. Vinim në këtë ndeshje me mungesa të jashtëzakonshme. Mensah, Berisha dhe Mara, të tre shumë të rëndësishëm. Jam shumë i lumtur që edhe lojtarët e tjerë, bënë më të mirën dhe morën fitoren kaq të rëndësishme”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport migen memelli trajneri i skenderbeut migen memelli trajneri i skenderbeut

Sondazh

Poll