Aktualitet

I biri iu shpall në kërkim, Mustafa Lici flet për mediat: Na akuzojnë për vrasjen e komshiut tonë! Flluskë sapuni, 15-vje

18 Maj 2021, 09:52 Nga DOSJA
I biri iu shpall në kërkim, Mustafa Lici flet për mediat: Na

SHKODËR- Ibrahim Lici është shpallur në kërkim, pasi akuzohet si autori i vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa. Babai i tij, Mustafa Lici ka folur për mediat duke i dalë në mbrotje publikisht të birit. Në fjalën e tij, Lici është shprehur se kishte shkuar në varrimin e viktimës, familjarët e të cilit i kishin treguar se i kishin identifikuar autorët e vrasjes. Ndërsa sa i përket përfshirjes së të miturit në vrasje, Lici pretendon se 15-vjeçari është i punësuar tek familja Bilali dhe te fisi i njohur i Bajrajve në Shkodër.


“Na akuzojnë për vrasjen e komshiut tonë, 15 vjeçari i arrestuar është i punësuar te Astmer Bilali dhe Bajrët. Tani tentojnë të përfshijnë djalin tim. Ne kemi si prova kamerat në çdo moment ku hamë ku rrimë. Këto janë flluska sapuni si rastin tjetër qe ia kanë ngarkuar vrasjet dhe kane rënë poshtë dhe tani ia ngarkojnë një vrasje tjetër. Këto nuk kanë problem të vrasin për të arrestuar një armik”, ka thënë ai.

DEKLARATA E PLOTË NGA MUSTAFA LICI: 

Bashkëpunëtori i krimit që është i mitur është punëtor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrave. Atij i kanë thënë që të thotë se krimin gjoja e kanë kryer me Ibrahim Lici. Ne jetojmë të mbrojtur nga kamerat. Është një skenar i përgatitur nga Policia, por është një blof i radhës që do dështojë. Më datën 17 ky drejtor policie ka hequr nga kërkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prapë. Ky është i njëjti krim si te Ferracaku dhe vëllai i të miturit ka folur edhe atëherë duke thënë së vrasjen e kanë bërë Ibrahim Lici, por ne jetojmë me kamera. Kjo është një flluskë. Këto shërbëtorët punojnë pastrues bajgash te Astmer Bilali dhe punëtor të Bajrave.

Familja e di shumë mirë se kush ia ka vrarë djalin dhe kush e ka nxjerrë jashtë në telefonatë. Krimi është sofistikuar në atë mënyrë sa jetojmë në epokën e horrave dhe vagabondëve ndërsa kanë mbështetjen e Policisë se ndryshe nuk kishin arritur deri aty. Ne kemi armë shumë të fuqishme para Policisë pasi kemi kamera ku jetojmë dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni për bazë këtë shpifje. Është fatkeqësi që jetojmë në epokën e krimit dhe horrave, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Flluskat e sapunit do bien shumë shpejt poshtë ashtu siç kanë rënë të tjera vrasje që i kanë ngarkuar. Rrjedhin këto kriminel dhe është e habitshme si janë bashkuar gjithë bashkë.

Gjyshet dhe katragjyshet këto familje i kanë patur prostituta i bashkon prostitucioni, ky mikrob i bashkon ata në të gjithë fenomenet. Unë kam qenë të familja e viktimës për tu pjekur, u përqafova me nënën e tij, dajat, xhaxhallarët dhe ata më thënë se e dimë kush na e bëri dhe janë të gatshëm të tregojnë se çfarë marrëdhëniesh kanë me familjen tonë. Kjo është bërë vetëm nga frika e vdekjes, kanë fitur një të mitur duke e paguar për të dënuar një tjetër, por kjo nuk ka si të ndodhë.

LAJMI KRYESOR: ‘Bandat e Shkodrës’ vranë Endri Mustafën, shpallet në kërkim Ibrahim Lici! Babai i del në mbrojtje: Familja e viktimës di kush është autorin, ne i kemi komshi! E veja: 15-vjeçari e nxorri në pritë! (ZHVILLIMET)

(k.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ibrahim lici policia e shtetit vritet endri mustafa ibrahim lici policia e shtetit vritet endri mustafa

Sondazh

Poll